E enjte, 02 Shkurt 2023
20:14
Ministri i Jashtëm hungarez: Pikëpamjet e ambasadorit amerikan të parëndësishme

Ministri i Jashtëm hungarez akuzoi të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Budapest se po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Hungarisë.

20:04
“O gomonet, o pushtetin”/ Paralajmërimi i i Ministres së Brendshme britanike, Suela Braverman

Ministrja e Brendshme britanike në një intervistë për Daily Telegraph, konfirmoji atë ç’ka Top Channel, raportoj disa ditë më parë se çështja e emigracionit do jetë “dashi i kopesë” së konservatoreve britanike në zgjedhjet e ardhshme të cilat nuk mund t’i fitojnë sipas saj, nëse nuk frenojnë kalimet e emigranteve me gomone nëpër La Mansh.

19:48
Kurti i pabindur për Asocacionin/ Vendos 6 kushte, por a mund të plotësohen?

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të këmbëngulë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do themelohet sipas marrëveshjes së ratifikuar në 2015-ën e siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:38
Rama, sonte në Top Story! Kryeministri do të flasë për çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës

Akuzave që ngrihen prej ditësh në lidhje me ish-drejtuesin e lartë të FBI MCGonigal, kryeministri Edi Rama, do t’i japë sonte përgjigje në orën 21.00, në emisionin Top Story.

19:22
Burri padit për miliona dollarë mikeshën që refuzonte një marrëdhënie më intime me të (fotot)

Një burrë nga Singapori ka paditur për gati 3 milionë dollarë një mikeshën e tij që refuzonte të ishte në një marrëdhënie romatike me të, por e donte vetëm si ‘mik’.

19:14
Ish-zyrtari ukrainas i mbrojtjes arrestohet me dyshimin për korrupsion

Një ish-zëvendës ministër i mbrojtjes dyshohet për përfshirje në blerjet e ushqimeve nga ministria me çmime të larta dhe pajisje të cilësisë së ulët për ushtrinë. 

19:02
Udhëheqësit e Bashkimit Europianë vizitojnë Ukrainën, premtojnë mbështetje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbërritën të enjten në Kiev me një mesazh mbështetjeje për popullin ukrainas, në një kohë kur presidenti i Ukrainës paralajmëroi për një ofensivë nga forcat ruse në prag të përvjetorit të parë të sulmit nga Moska.

19:02
SHBA i bën thirrje Rusisë që të lejojë inspektimet bërthamore

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po shkel Traktatin e Ri START, traktati i fundit për armët bërthamore midis dy vendeve.

18:50
BE i vjen në ndihmë Ukrainës, do të trajnojë 15 mijë ushtarë

Bashkimi Evropian është zotuar të trajnojë edhe 15 mijë ushtarë ukrainas, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell.

18:46
Demokracia, Shqipëria bën përmirësim! The Economist: Një nga 10 performuesit më të mirë në 2022

Shqipëria është përmirësuar për të tretin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022, e publikuar nga revista e njohur The Economist.

18:44
Ferrari i sapo blerë $243,000 përfundon në galerinë e ashensorit nga punonjësi pa eksperiencë në Florida (fotot)

Një makinë e sapo-blerë ‘Ferrari Roma’ me vlerë $243,360 është shkatërruar pasi ka rënë në galerinë e ashensorit teksa zhvendosej në sallonin e shitjes në Florida.

18:27
Ftesë në 5/ “Do t’i blej shtëpi Kiarës dhe Luizit sa të dalin nga BBV”, shokon fansi i çiftit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos.

18:25
Anketimi: Mbështetja për Presidentin Biden pothuajse e pandryshuar pas gjetjes së dokumentave sekrete

Një anketim i ri tregon se një numër i madh i amerikanëve nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Joe Biden e ka trajtuar gjetjen e dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë dhe zyrën e tij të mëparshme, por kjo duket se ka patur pak ndikim në vlerësimin e përgjithshëm për punën e tij

18:23
‘Suedia nuk kërkon telashe’, thotë kryeministrja finlandeze Marin për konfliktin diplomatik me Turqinë (fotot)

“Suedia nuk është një vend që krijon telashe”, tha sot kryeministrja e Finlandës përkrah homologut suedez gjatë vizitës në Stockholm, në lidhje me kërkesën e anëtarësimit në NATO të të dyja vendeve.

18:13
Dhjetë raste të reja me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në vend, tre të shtruar në spital

Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-16 gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nga 371 testime të kryera.

18:04
A ka ndryshuar Kurti qëndrimet për Asociacionin?

Kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë relativisht të pranueshme, përveç njërës që mund të jetë më problematike, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliçi dhe Artan Muhaxhiri.

17:56
“Kam përgjegjësi të madhe”, Chelsea afër rinovimit me një “senator”

Chelsea kreu një merkato dimërore të çmendur, ky bien në sy blerjet e shtrenjta të Mykhaylo Mudryk dhe Enzo Fernandez. Ndërkohë, drejtuesit po punojnë edhe në lidhje me rinovimet.

17:51
Regjisori iranian hyn në grevë urie në shenjë proteste ndaj “veprimeve çnjerëzore”

Regjisori iranian Jafar Panahi, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka hyrë në grevë urie për të protestuar ndaj veprimeve të paligjshme dhe çnjerëzore të gjyqësorit dhe forcave të sigurisë të Iranit.

17:50
​Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës

Ambasadorja Tamar Ziv, ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Kosovës dhe Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomave të Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC), sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

17:50
Marina e Francës thotë se kapi dërgesën masive të armëve drejt Jemenit nga Irani (fotot)

Zyrtarët thanë se sekuestrimi i ngarkesës së armëve u bë në janar, të cilat kishin si destinacioni rebelët në Jemen.

17:47
Ndalimi i sportistëve rusë nga aktivitetet, vendet baltike dhe Polonia i bashkohen thirrjeve

Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia kanë bërë thirrje që sportistët nga Rusia e Bjellorusia të ndalohen të konkurrojnë në çdo ngjarje sportive, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon.

17:41
Ftesë në 5/ Pse Kiara nuk ndiqte Luizin në “Instagram”? Mikja e saj zbulon arsyen

Deri ditën e djeshme faqja e “Instagramit” të Kiara Titos dhe Luiz Ejllit nuk ndiqnin njëra-tjetrën, gjë e cila është komentuar shumë nga fansat.

17:37
Horoskopi juaj i dashurisë dhe marrëdhënieve për vitin 2023 është gati të ndryshojë

Në astrologji, “transformimi i marrëdhënieve” ishte një temë kryesore në vitin 2022 dhe kjo prirje do të vazhdojë me hyrjen në vitin 2023.

17:23
Ftesë në 5/ “Në Lushnjë u plasën fishekzjarre mbrëmë”, Tezja e Kiarës: Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë BBV mbesës time

Dasma e Kiarës dhe Luizit ishte ngjarja kryesore e ditës së djeshme për të gjithë shqiptarët, situatë e cila është diskutuar ditën e sotme edhe në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku të ftuara ishin tezja dhe shoqja e Kiarës.

17:19
Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

Dy udhëzues do t’ju japë pozat më të mira të portreteve familjare, këshilla dhe udhëzime kompozicioni.

17:13
I dënuari me vdekje thotë fjalët e fundit të pendesës para ekzekutimit brutal në SHBA (fotot)

I dënuari me vdekje për vrasjen e një polici, Wesley Ruiz tha dje fjalët e fundit para se të injektohej me koktejlin fatal të helmeve në atë që quhej nga mediat “një nga dhomat më të mbushura të vdekjes” në SHBA.

17:07
Ushtarët ukrainas zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Bjellorusinë (Foto)

Ushtarët ukrainas kanë zhvilluar stërvitjen pranë Çernobilit dhe kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.

16:53
Mes modelësh dhe aktorësh, Elton Ilirjani elektrizon muzeun e artit amerikan

Pasi lajmëroi daljet e radhës në New York Fashion Week, Elton Ilirjani surprizoi me pjesëmarrjen e tij në mbrëmje gala të organizuar në muzeun e artit amerikan “Whitney”.

16:50
Shqipëria U17, ndryshon agjenda e dy miqësoreve ndaj Bosnjes

Ekipi Kombëtar U-17, do të luajë dy takime miqësore ndërkombëtare në muajin shkurt kundër bashkëmoshatarëve të Bosnje Hercegovinës.

16:50
Vetëm 400 gramë fruta perime në ditë largojnë stresin

Vuani nga stresi? E dini se zgjidhja mund të jetë stili i shëndetshëm i jetesës.

16:46
Finlanda dhe Suedia janë të angazhuara për anëtarësim të përbashkët në NATO

Finlanda dhe Suedia mbeten të përkushtuara për t’u bashkuar me NATO-n, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj kandidaturës suedeze, thanë kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë të përbashkët për media sot në Stokholm.

16:38
Hagë: Ulen dënimet e dy ish drejtuesve të veteranëve të UÇK-së

Një panel i apelit në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë konfirmoi dënimin e dy ish udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “pengim të administrimit të drejtësisë”, por uli me nga tre muaj dënimet e tyre.

16:36
Përfaqësuesja ruse thotë se u ‘bullizua’ në Miss Universe nga përfaqësuesja e Ukrainës (fotot)

Edicioni i 71-të i konkursit të bukurisë Miss Universe i mbajtur së fundmi në New Orleans, SHBA, siç pritej u kthye në një fushëbetejë politike mes tensione mes Miss Ukrainës e Miss Rusisë.

16:32
“Për të hetuar krimet e kryera në Ukrainë”/ Ursula von der Leyen: Do të krijohet një qendër ndërkombëtare

Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të krijohet një qendër ndërkombëtare në Hagë për të hetuar krimet e kryera në Ukrainë.

16:28
Lajm i keq për PSG-në, ylli i sulmit humbet “finalen” ndaj Bayernit

PSG fitoi 1-3 përballë Montpellier, por suksesi në transfertë u sfumua nga dëmtimet e Kylian Mbappe dhe Sergios Ramos, të cilët u larguan nga fusha në pjesën e parë.

16:22
Popullsia në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor arrin në mbi 500 mijë

Një raport i publikuar nga një organizatë izraelite tregon se popullsia në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor ka kaluar në janar shifrën e mbi 500 mijë banorëve.

16:21
Krimet e kryera në Ukrainë/ Krijohet qendër ndërkombëtare për hetimin e tyre

Një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve të agresionit të kryera në Ukrainë do të ngrihet në Hagë, ka njoftuar shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. 

16:18
SHBA dhe Filipinet bien dakord për një prani më të madhe ushtarake amerikane

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet njoftuan të enjten planet për të zgjeruar praninë ushtarake të Amerikës në këtë vend të Azisë Juglindore, ndërsa përpiqen të pengojnë veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj Tajvanit dhe ato në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

16:11
Aventura e re, Ergys Kaçe rikthehet në Greqi

Ergys Kaçe rikthehet në futbollin grek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, firmosi me Volos, skuadër që renditet në vendin e gjashtë në Superligën greke.

16:09
Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Krime

Të paktën tetë persona humbën jetën në Sevastopol të Krimesë për shkak të zjarrit në disa banesa të përkohshme për punëtorët e ndërtimit.

16:05
Horoskopi juaj i dashurisë dhe marrdhënies seksuale për vitin 2023 është gati të ndryshojë!

Në astrologji, “transformimi i marrëdhënieve” ishte një temë kryesore në vitin 2022 dhe kjo prirje do të vazhdojë me hyrjen në vitin 2023.

16:04
Babai nga Uganda me 102 fëmijë njeh emrat e vetëm 2-3 prej tyre, 12 gratë e tij thotë ‘Mjaft më!’ (fotot)

Musa Hasahya Kasera raportohet se ka aq shumë fëmijë sa nuk mund të mbajë mend emrat e tyre.

15:58
Shkodër/ Me pistoletë në restorant gati për qitje ndërsa tentoi të largohej kur pa policinë, në pranga 47-vjeçari

Një 47 vjeçar është arrestuar pasi u kap në një restorant me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë.

15:50
BE, samit në Ukrainë! Hera e parë që zhvillohen bisedime në një territor lufte

Në një simbol të qartë mbështetjeje për Ukrainën, është vendosur për të parën herë në historinë e BE-së që një samit mes saj dhe një vendi kandidat zhvillohet në një zonë lufte.

15:44
Një fans arriti ta bënte për të qarë Adele në koncertin e saj të fundit, por kush ishte arsyeja?!

Adele “luftoi” me lotët në koncertin e saj në Las Vegas pasi një fans i tregoi asaj një fotografi të gruas së tij të ndjerë.

15:44
“Jo kapitullimit” para BE-së: Tre minuta duartrokitje për Vuçiçin në parlamentin serb!

Për më shumë se tre minuta u duartrokit presidenti serb nga ligjvënësit e shumicës në momentin që hyri në sallën e parlamentit për të folur mbi ecurinë e deritanishme të dialogut dhe propozimin franko-gjerman që synon zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.

15:26
Pamela Anderson thotë se ‘e vrava dadon antipatike me mendjen time magjike’ një ditë pasi tentoi ta godiste me thikë (fotot)

Aktorja veterane Pamela Anderson ka folur për abuzimin që ajo pretendon se ka vuajtur nga një ‘babysitter’ të cilën kishte tentuar ta godiste me thikë, por rrjedhimisht thotë se vdiq nga “mendimi i saj intensiv për vdekjen e abuzueses”.

15:25
“Piccolo Mare”, ekspozita e studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura

Ekspozita “Piccolo Mare” sapo është hapur në Galerinë  Harabel dhe Galerinë Fab.

15:25
“Antikiteti modern”/ Shfaqja do të hapë sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit

“Antikiteti Modern” është shfaqja që do të çelë sezonin artistik të baletit në Teatrin e Operas.

15:23
Fier/ Publikoi video duke ecur me shpejtësi të lartë në zonë të banuar, 19-vjeçari gjobitet me 40 mijë lekë

Një 19 vjeçar është kapur dhe gjobitur pasi publikoi në rrjete sociale një video duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në një zonë të banuar të Fierit.

15:19
Greqia, autostradë drejt Shqipërisë/ Do të ndërtohet rruga Janinë-Kakavijë, me 4.5 milionë euro kilometri

Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë, pas 20 vitesh diskutime.

15:07
Kuvendi, debat për agjentin e FBI/ Debate në forta në seancën ku mungonte Berisha i përjashtuar

Dënimi Sali Berishës për mos të marrë pjesë në kuvend nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në një fotokopje të shëmtuar me seancat e shkuara.

14:58
Vlorë/ Aksidentoi të miturin teksa po ecte me biçikletë dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, në pranga 53-vjeçari

Një 53 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi aksidentoi me makinë një të mitur dhe tentoi të largohej nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë.

14:51
Drejtori i kopshtit zoologjik akuzohet se ka vrarë katër dhi pigme dhe i ka shërbyer në një festë Krishtlindjesh

Një ish-drejtor i kopshtit zoologjik në Meksikë vrau katër dhi pigme të kopshtit zoologjik dhe i shërbeu në një festë Krishtlindjesh, thanë autoritetet.

14:30
Aksident në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, 32-vjeçari përplaset me barrierën e trafik ndarëses

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje.

14:28
Kapet duke vjedhur në Kavajë, 36 vjeçari katër herë i dënuar, ka kryer shtatë vjedhje gjatë janarit

Një 36 vjeçar u vu në pranga pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në Qerret, Kavajë.

14:26
Ulet me tre lekë nafta, çmimet e reja të hidrokarbureve

Nafta do të shitet tre lekë më litër nga kjo e enjte pasdite, sipas vendimit të Bordit të Transparencës.

14:22
Një propozim i dytë pak pasi konfirmoi publikisht se është e martuar, si reagoi Rita Ora kësaj here?!

Rita Ora ka shijuar një natë të egër në klubin e natës në Londër “Heaven” pasi më në fund konfirmoi martesën e saj me Taika Waititi ditë më parë.

14:00
Incidentet në Kuvend, reagon Rama: Abuzim total me lirinë e fjalës, të vërtetën, dëshpërim elektoral

Sherrin e demokratëve  në Parlament  Edi Rama zgjodhi  të ndiqte përmes ekranit të televizorit, ndërkohë  në rrjetet sociale hodhi poshtë  akuzat që ngrihen prej ditësh në adresë të tij për lidhje me ish agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

13:57
Kalendari i teatrit/ Nis më 4 dhe 5 shkurt me premierën “Antikiteti Modern”

Teatri i Operas dhe Baletit çel sezonin artistik për muajin e dashurisë.

13:55
Dënohet kryebashkiaku i Mallakastrës! Por nuk e lë mandatin: Do ta ndjek çështjen në shkallët e tjera të gjykimit

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj u shpall fajtor nga Gjykata Antikorrupsion.

13:48
Kurti i “pabindur”/ Vendos kushte për Asociacionin, por a plotësohen dot?

6 kushte ka vendosur kryeministri i Kosovës Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga të cilat të paktën dy duken të vështira për t’u përmbushur në situatën aktuale.

13:42
Bënte thirrje për veprime terroriste në rrjetet sociale, SPAK kërkon tre vite burg për Ibrahim Lekicën

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim el Salih.

13:28
Opozita e thirri në interpelancë për “McGonigal”, Rama nuk erdhi/ Balla: Është në detyrë, nuk mund të na tërheqin në çështje pa agjendë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i pyetur nga gazetarët se përse kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në Kuvend për të dytën seancë radhazi, tha se ‘kreu i qeverisë është në detyrë nga mëngjesi në darkë’.

13:07
Grevat “gjunjëzojnë” Britaninë/ Greva masive ka paralizuar shumë shërbime dhe shkollat

Gjysëm milionë njerëz janë bërë pjesë e valës më të madhe të veprimeve sindikale prej dekadash të tëra në Mbretërinë e Bashkuar.

13:07
Kuvendi i Serbisë diskuton Kosovën/ Loja e Vuçiç: Raporti nuk përmban planin europian

Kuvendi i Serbisë zhvillon sot një seancë të posaçme për Kosovën, e presidenti Aleksandar Vuçiç është ftuar aty të flasë mbi ecurinë e deritanshme të dialogut dhe propozimin franko-gjerman që synon zgjidhjen e ngërçit mes dy vendeve.

12:54
Blinken telefonin Vuçiç, lavdëron Serbinë: Qasje konstruktike ndaj planit europian!

Kthesa e presidentit serb Aleksandar Vucic, që pranoi të mbështesë edhe pse me shumë zor, planin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, është përshëndetur nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

12:35
Akuzohen për shpërdorim detyre/ Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për Arlind Gjokutajn, Fatmir Hoxhën dhe Alban Rulin

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest shtëpie sekretarin e përgjithshëm  të Ministrisë të Financave Arlind Gjokutajn, drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli.

12:18
Seancë e pazakontë në Kuvend/ Korreshi me bilbil, deputetët e tjerë i bien tavolinave

Seancë e pazakontë po zhvillohet këtë të enjte në Kuvend.

12:16
Kurti tregon kushtet për Asociacionin: Nuk diskutohet si marrëveshje e veçantë!

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte, theksoi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

12:00
Seancë e tensionuar në Kuvend/ Berisha i përjashtuar, deputetët e tij bllokojnë foltoren! Kërkojnë interpelancë me Ramën

Mos prezenca e kryeministrit Edi Rama ka sjellë tensione të larta edhe këtë seancë plenare, ku grupimi i Berishës bllokoi foltoren për tre orë.

11:58
“Pse keni frikë nga gratë”/ Interperlanca, Rama ia delegoi Spiropalit, opozita kundërshton: Kjo është aferë personale e kryeministrit

Interpelancën e kërkuar nga opozita për çështjen “McGonigal”, kryeministri Edi Rama ia delegoi ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

11:47
Look-u i javës: ‘E kuqja’ e Pamela Anderson! (foto)

Pamela Anderson e ka të pandashme ngjyrën e kuqe nga jeta e saj.

11:38
SHBA,valë sanksionesh: Goditen individë e kompani nga Europa, në Azi e Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara njoftuan një raund të ri sanksionesh kundër zyrtarësh e biznesesh që akuzohen se kanë ndihmuar Rusinë të sigurojë armë e të shmangë masat e mëhershme të vendosura kundër Kremlinit që prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës një vit më parë.

11:30
Zaire-Emery, 16-vjeçari i cili po mahnit PSG regjistron një rekord të veçantë

Warren Zaire-Emery shënoi golin e tij të parë në karrierë mbrëmjen e të mërkurës në transfertën e Montpellier në suksesin 1-3 të PSG.

11:27
Jo një dhe as dy por plot 32 letra të Princeshë Diana-s do të dalin në ankand!

Letrat personale të Princeshës së ndjerë Diana zbulojnë edhe njëherë mjerimin e saj për divorcin nga Princi Charles.

11:12
Kina thotë se ka klonuar me sukses 3 ‘super lopë’ shumë produktive

Shkencëtarët kinezë kanë klonuar me sukses tre “super lopë” që mund të prodhojnë një sasi jashtëzakonisht të lartë qumështi, raportoi media shtetërore, duke e quajtur si një përparim për industrinë e qumështit të Kinës për të reduktuar varësinë e saj nga racat e importuara.

11:12
Gjyqi për inceneratorin e Elbasanit/ Dështon seanca e parë, gjyqi për vlerësimin paraprak shtyhet

Edhe për seancën e radhës për inceneratorin e Elbasanit, gjykata u gjend në pamundësi për t’u shprehur për seancën paraprake, nëse do t’ia kthejë pas dosjen SPAK, për hetime të mëtejshme apo do të vendosë për gjykim themeli.

11:07
“Ta vëmë me shpatulla pas murit”/ Tension në parlament, opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Deputetët e opozitës, që kanë bllokuar Foltoren, këmbëngulin të mos vazhdojën senacën plenare pa u përfshirë interpelanca me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

10:58
Punonin si “Taxi” pa licencë dhe fshihin të ardhurat, nën hetim tre shoferë

Tre persona të cilët punonin si “Taxi” janë arresuar në Tiranë pasi e kryenin këtë në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit dhe fshinin të ardhurat.

10:46
Abuzim seksual me të mitura dhe jo vetëm, arrestohet aktori Nathan Lee Chasing Horse!

Së fundmi, policia e Las Vegas ka arrestuar dhe bastisur shtëpinë e Nathan Lee Chasing, i njohur për rolin e tij në filmin “Dances with Wolves”.

10:46
“Parlamenti nuk është treg i gjësë së gjallë!”/ Tabaku: Të mblidhet tani Konferenca e Kryetarëve dhe të vendoset për interpelancë me kryeministrin

Me tensione ka nisur seanca parlamentare këtë të enjte, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren e Parlamentit.

10:34
Shorti i UEFA-s / Shqipëria U-21 në Grupin E, ja kush janë rivalët në kualifikueset e Europianit 2025

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampinatit Europian 2025 për këtë grup-moshë.

10:33
Komisionet e ndërmjetësimit në sigurime/ Zbret në 18% niveli maksimal, pritet ulje e mëtejshme

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti.

10:26
Gjigandi i naftës dhe gazit Shell raporton fitimet më të larta në 115 vjet

Gjigandi i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pasi çmimet e energjisë u rritën vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.

10:25
Ministri ukrainas: Rusia po planifikon ofensivë më 24 shkurt

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se Rusia po përgatit një ofensivë të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt.

10:11
Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re 5 dollarëshe të Australisë!

Kartëmonedha e re 5 dollarëshe e Australisë nuk do të shfaqë mbretin Charles III të Britanisë, por një dizajn të ri që nderon kulturën dhe historinë e australianëve të parë.

10:06
Kamerat e krimit në Dibër, nën hetim katër persona

Katër persona janë në hetim për vendosjen e paligjshme të kamerave në qarkun Dibër.

09:57
Pas 200 milion zogjve të ngordhur, gripi i shpendëve përhapet te gjitarët në Mbretërinë e Bashkuar

Shpërthimi më i madh ndonjëherë i gripit të shpendëve është përhapur te gjitarët, duke përfshirë lundërrat dhe dhelprat në Mbretërinë e Bashkuar.

09:53
Shtyhet seanca gjyqësore për Svetlana Timofevan, mungon prokurori

Seanca gjyqësore në Elbasan për Svetlana Timofeva, shtetasen ruse e cila u kap brenda territorit të uzinës së armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022 është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit.

09:41
Lezhë, operacioni “Fijet”/ Çmontohen nëntë kamera, një grua nën hetim (emri)

9 kamera të paligjshme  janë çmontuar në qarkun e Lezhës dhe një person është nën hetim ndërsa disa të tjerë nuk janë identifikuar ende.

09:31
Pamje nga aksidenti tragjik në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, në spital dy shoferët

Aksident me vdekje ndodhi sot në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 35-vjeçar.

09:30
Kamera në tre lagjet më të frekuentuara në Shkodër, shërbenin për informimin e grupeve kriminale

20 kamera të tjera që i shërbenin për të informuar grupet kriminale, u evidentuan dhe u çmontuan nga Policia gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër.

09:22
Facebook ‘merr frymë lirisht’/ Një e katërta e popullsisë globale përdori faqen çdo ditë në dhjetor

Numri i njerëzve që përdorin Facebook çdo ditë u rrit në një mesatare prej dy miliardë në dhjetor, rreth një e katërta e popullsisë së botës.

09:00
Kuvend/ Opozita interpelancë me Ramën, Berisha 10 ditë i përjashtuar

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, këtë seancë plenare që pritet të nisë në orën 10:00.

09:00
Vijon operacioni “Fijet”/ Çmontohen 94 kamera në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Dibër

94 kamera të paligjshme janë çmontuar deri më tani në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Dibër.

08:46
Gucati dhe Haradinaj përballë vendimit të Apelit

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë shqiptojnë sot aktgjykimin për apelin sa i përket rastit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë.

08:35
Gratë paguhen 18 % më pak se burrat në Gjermani

Gratë në Gjermani fitojnë pothuajse një të pestën më pak në orë se burrat. Në të njëjtën kohë, këto dallime janë më të vogla në lindje sesa në perëndim.

08:29
A mund të shmangej marrja e pushtetit nga Hitleri më 1933?

Më 1933 Adolf Hitleri u emërua kancelar i Perandorisë. Historia mori me këtë rrjedhën që rezultoi me Luftën e II Botërore. A mund të qe zhvilluar historia ndryshe? Këtë pyetje shtron ekspozita “Roads Not Taken”.

08:21
Samiti BE-Ukrainë/ Bisedime në territorin e luftës

Për herë të parë një samit mes BE-së dhe një vendi kandidat zhvillohet në një zonë lufte. Kjo konsiderohet si një simbol i mbështetjes. Çfarë mund të pritet nga samiti në Ukrainë?