Ndalimi i sportistëve rusë nga aktivitetet, vendet baltike dhe Polonia i bashkohen thirrjeve

02/02/2023 17:47

Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia kanë bërë thirrje që sportistët nga Rusia e Bjellorusia të ndalohen të konkurrojnë në çdo ngjarje sportive, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon.

Katër vendet, që kufizojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, kanë mbështetur fort Ukrainën, njëkohësisht janë ndër të parat që dërguan armë pas nisjes së luftës.

Ata kanë shprehur frikën se mund të kërcënohen nga Rusia nëse lejohet të fitojë në Ukrainë.

Deklarata e sotme nga Lituania në emër të vendeve, vjen pas njoftimit të djeshëm për bojkotimin e Lojërave Olimpike dhe kualifikueset e vitit 2024, nëse përfshihen atletët rusë e bjellorusë.

Atletët nga Rusia dhe fqinji i saj Bjellorusia, që ndihmuan pushtimin e Ukrainës nga Moska një vit më parë, janë përjashtuar nga shumë gara ndërkombëtare.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar se po shqyrton një mënyrë që atletët nga të dy vendet të jenë në gjendje të marrin pjesë si konkurrentë “neutralë” në Lojërat 2024 në Paris.

Top Channel