Kapet duke vjedhur në Kavajë, 36 vjeçari katër herë i dënuar, ka kryer shtatë vjedhje gjatë janarit

02/02/2023 14:28

Një 36 vjeçar u vu në pranga pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në Qerret, Kavajë.

Nga hetimet rezultoi se B. M., është dënuar edhe katër herë të tjera më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai cilësohej i shpallur më kërkim, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka zbardhur 7 vjedhje të kryera nga 36-vjeçari  gjatë javës së fundit muajit janar, në Kavajë. Vjedhjet janë kryer në gjashtë banesa dhe një subjekt tregtar.

Gjithashtu janë zbardhur 4 vjedhje që ky person ka kryer gjatë muajit dhjetor në Cërrik me shuma parash dhe sende të ndryshme në banesa dhe subjekte tregtare.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që vijon puna për hetime, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Komisariati i Policisë Cërrik, operacioni policor i koduar “Often”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. U kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në Kavajë, vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje. 36-vjeçari, i dënuar 4 herë më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Zbardhen 7 vjedhje të kryera nga ky shtetas, gjatë muajit janar, në Kavajë. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, zbardhen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajit dhjetor 2022, në Cërrik. Sekuestrohen sende të ndryshme, të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, finalizuan operacionin policor të koduar “Often”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: – B. M., 36 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në fshatin Qerret, Kavajë. Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javës së fundit të muajit janar, ka vjedhur sende të ndryshme, në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe skuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Cërrik, rezultoi se ky shtetas, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa dhe subjekte tregtare, në Cërrik. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel