Shkodër/ Me pistoletë në restorant gati për qitje ndërsa tentoi të largohej kur pa policinë, në pranga 47-vjeçari

02/02/2023 15:58

Një 47 vjeçar është arrestuar pasi u kap në një restorant me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrolleve në një restorant në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar L. Sh. që mbante një armë dhe e kanë neutralizuar pasi vrapoi për tu larguar.

Arma e zjarrit që e zotëronte pa leje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve 47 vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel