Ferrari i sapo blerë $243,000 përfundon në galerinë e ashensorit nga punonjësi pa eksperiencë në Florida (fotot)

02/02/2023 18:44

Një makinë e sapo-blerë ‘Ferrari Roma’ me vlerë $243,360 është shkatërruar pasi ka rënë në galerinë e ashensorit teksa zhvendosej në sallonin e shitjes në Florida.

Pamje të incidentit qesharak u publikuan në rrjetet sociale onlyinpalmbeachtv ku makina e luksit shihej e varur me dy rrotat e pasme në ajër mbi galerinë e ashensorit.

Aksidenti bëri që të thërriteshin zjarrfikësit në strukturën komerciale, të cilët kërkuan disa orë për të rinxjerrë në sipërfaqe makinën.

Punonjësit e shpëtimit kishin postuar fotot e tyre të incidentit në Facebook teksa pas katër orësh raportonin se situata ishte zgjidhur.

Zyrtarët thonin se ashensori kishte keqfunksionuar duke lënë makinën të varur në anë të galerisë.

“Ne u desh të hetonim fillimisht për rrjedhje karburanti dhe kjo solli vendosjen e tubave të rërës dhe ndërprerjen e energjisë për të gjithë biznesin.

“Më pas grupet duhet të punonin me mjetet e rënda për ngritjen e makinës nga elevatori”.

Njerëzit që shikonin pamjet e incident ne rrjet sugjeronin se punonjësi përgjegjës duhet të shkarkohej.

“Makina si kjo prodhohen në numër të limituar, prandaj përgjegjësi duhet të shkarkohet”, tha një përdorues.

Makina elegante Ferrari Roma, ka një trup aerodinamik dhe motor të fuqishëm, sipas rrjetit Car and Driver, çmimi i nisjes është $243,360 dhe ka një motor Modenese me 612 kuaj fuqi V-8.

Pjesa e brendshme është lëkurë dhe imitim kadife, ndërsa megjithë shoferin mban katër persona.

FOTO GALERI
1/5
Një makinë e sapo-blerë ‘Ferrari Roma’ me vlerë $243,360 është shkatërruar pasi ka rënë në galerinë e ashensorit teksa zhvendosej

Top Channel