Akuzohen për shpërdorim detyre/ Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për Arlind Gjokutajn, Fatmir Hoxhën dhe Alban Rulin

02/02/2023 12:35

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest shtëpie sekretarin e përgjithshëm  të Ministrisë të Financave Arlind Gjokutajn, drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli.

Arta Marku, prokurorja e çështjes në ngarkim të të pandehurve Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxha e Alban Ruli kërkoi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm arrest shtëpie ndaj tyre.

Një kallëzim i një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës  për një kredi të pashlyer zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992 e cila iu kthye ish pronarit tre vite më vonë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave, Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat me anë të shpërdorimit të detyrës lejuan kalimin e parave në llogari të Thanës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh.

Top Channel