Pamje nga vendngjarja

Aksident me vdekje ndodhi sot në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 35-vjeçar.

Makina me drejtues Egzon Murataj u përplas me automjetin me drejtues Murat Dorezi.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me shofer Muratajn, Avni Gjuni ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, sipas policisë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Top Channel