Kthesa e presidentit serb Aleksandar Vucic, që pranoi të mbështesë edhe pse me shumë zor, planin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, është përshëndetur nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Në një bisedë telefonike, kreu i diplomacisë amerikane tha se  se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe europian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes europiane të Serbisë.

Ofensiva diplomatike e Amerikës vazhdoi sakaq në Washington me takimin e Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet , i cili shkroi  shkroi ndërkaq se pas bisedës ndërmjet sekretarit Blinken dhe presidentit serb Vuçiç, priti në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. “Rikonfirmova miqësinë e kahershme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe shpreha mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

Si SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet për rinisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim arritjen sa më parë të një marrëveshjeje bazuar në propozimin europian që nuk parashikon njohje të ndërsjellë, por i detyron palët të mos e pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”, por ai ende nuk është dorëzuar të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Top Channel