Katër persona janë në hetim për vendosjen e paligjshme të kamerave në qarkun Dibër.

Deri më tani janë sekuestruar 6 kamera në këtë qark, ku pesë prej tyre ishin në Peshkopi.

Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në  qytetin e Peshkopisë policia ka çmontuar 5 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit  S.Ç; L.K; R.S.

“Qarku Dibër/Vijon faza e shtatë e zbatimit të planit operacional policor mbarë kombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Shkon në 6 numri i kamerave të  çmontuara dhe në 4 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Strukturat e DVP Dibër bashkëpunim me Komosariatin e Policisë Dibër,  në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në  qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë, kanë çmontuar 5 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit  S.Ç; L.K; R.S.. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta