“Ta vëmë me shpatulla pas murit”/ Tension në parlament, opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

02/02/2023 11:07

Deputetët e opozitës, që kanë bllokuar Foltoren, këmbëngulin të mos vazhdojën senacën plenare pa u përfshirë interpelanca me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

Të vijë të japë llogari për gjithë këtë aktivitet tijin, u shpreh deputeti Luçiani Boçi.

“S’mund të përdorë kryeministri interpelancë si lumi Jordan për të larë mëkatet e tij, të vijë këtu dhe deputetët ta venë me shpatulla pas murit. Rama ka hyrë në histori si tradhtari më i madh i kombit.

Mocioni të nisë menjëherë me praninë e kryeministrit. Interesi i të gjithëve është sot te kjo çështje. A e mendoi si mund të paraqitemi në Konferencën e NATO-s. Si do të shkojë ky njeri?”

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Taulant Balla, insistimi i opozitës për mocion me debat është prëpjekje e dështuar për të devijuar vëmendjen ngfa hetimit të 21 janarit, çështje për të cilën është pyetur një SPAK pak ditë më parë Shkëlzen Berisha.

Çdo përpjekje juaj për të hequr vëmendjen nga 21 janari është e kotë, u tha Balla deputetëve të opozitës.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel