Zaire-Emery, 16-vjeçari i cili po mahnit PSG regjistron një rekord të veçantë

02/02/2023 11:30

Warren Zaire-Emery shënoi golin e tij të parë në karrierë mbrëmjen e të mërkurës në transfertën e Montpellier në suksesin 1-3 të PSG.

Një gol, i cili do të kujtohet gjatë nga talenti francez dhe jo vetëm, pasi Zaire-Emery regjistroi edhe një rekord për klubin parizien.

Me golin e realizuar, Warren Zaire-Emery, 16 vjeç e 330 ditë u bë lojtari më i ri që ka shënuar për PSG në Ligue 1.

Ai debutoi më 6 gusht 2022 në ndeshjen e javës së parë përballë Clermont dhe deri më tani numëron 11 paraqitje.

Top Channel