‘Fitova një betejë, por jo luftën…’/ Djali i ish trajnerit kampion bote, tregon për sëmundjen e tij

01/11/2026 13:17

Për momentin u fitua një betejë, por jo lufta…’-kështu është shprehur Davide, djali i Marcelo Lippit ish trajnerit të kombëtares italiane, kampion bote në 2006 përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram teksa për herë të parë tregon për problemet shëndetësore që e kanë prekur prej një viti.

‘Deri sa të kalojë koha e nevojshme, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë-vijon në postimin e tij Davide Lippi që ushtronte edhe rolin e agjentit sportiv-por fakti që kam pranë personat më të dashur që të bëjnë të ndjesh dashurinë e tyre dhe të japin  forcën e nevojshme, janë padyshim të rëndësishme për të përballuar disa rrugëtime që deri në momentin kur nuk i përshkin vetë, nuk mund t’i dish realisht’

Davide Lippi në postimin e tij thekson se është me fat se është i rrethuar nga persona që po e ndihmojnë

‘Vetëm nëse ke fatin të jesh i rrethuar nga persona që të ndihmojnë për të përballuar në një mënyrë të caktuar  vështirësitë, ia del të shohësh përpara-shton djali i ish trajnerit të kombëtares italiane-rreth një vit pasi m’u shfaqën problemet personale, ndjoje nevojën për të falenderuar të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë dhe janë me të vërtet shumë’.

Top Channel