Ftesë në 5/ Pse Kiara nuk ndiqte Luizin në “Instagram”? Mikja e saj zbulon arsyen

02/02/2023 17:41

Deri ditën e djeshme faqja e “Instagramit” të Kiara Titos dhe Luiz Ejllit nuk ndiqnin njëra-tjetrën, gjë e cila është komentuar shumë nga fansat.

Liesa Haxhiasllani, mikja e Kiara Titos që menaxhon rrjetet sociale të saj, tha se nuk dinte cila ishte faqja zyrtare e këngëtarit dhe kjo ishte arsyeja përse nuk i kishte bërë “follow”.

Por pasi postoi momentin e puthjes së mbrëmshme, ishte e identifikueshme se cila faqe ishte e Luizit ndaj Liesa e bëri edhe ‘follow’ me ‘Instagramin’ e Kiarës.

“Unë nuk e dija cila ishte faqja zyrtare, ka shumë account që janë fatke dhe nuk e dija kush ishte, dje u bë dasma  dhe iu vu vula u bëmë follow.”- tha Liesa Haxhiasllani.

 

Top Channel