Pamela Anderson thotë se ‘e vrava dadon antipatike me mendjen time magjike’ një ditë pasi tentoi ta godiste me thikë (fotot)

02/02/2023 15:26

Aktorja veterane Pamela Anderson ka folur për abuzimin që ajo pretendon se ka vuajtur nga një ‘babysitter’ të cilën kishte tentuar ta godiste me thikë, por rrjedhimisht thotë se vdiq nga “mendimi i saj intensiv për vdekjen e abuzueses”.

Në një dokumentar të fundit të titulluar “Pamela; A love story”, aktorja e lindur në Kanada thotë se gruaja “e urryer” që ishte pajtuar si dado nga prindërit e saj, kishte vdekur pasi Anderson kishte përdorur “vullnetin e saj” për të dëshiruar që ajo të ndërronte jetë.

Pamela thotë se asokohe ishte e bindur se kishte shkaktuar vdekjen me fuqitë e saj magjike, por nuk i tha askujt për këtë dhe mbajti barrën e fajit me vete për vite me radhë.

Në tregimin e saj aktorja e modelja tashmë 55 vjeçare thotë: “Më kanë ndodhur disa gjëra të tmerrshme kur isha e vogël”.

“Prindërit më kishin lënë me një ‘babysitter’ që ata besonin se ishte shumë e mirë pasi më blinte dhurata shpesh, por ajo ishte një abuzuese”.

“Kam kaluar tre-katër vite abuzim me të dhe gjithmonë më thoshte të mos u them prindërve, përpiqesha të mbroja vëllanë prej saj dhe jam përpjekur ta vras”.

“Jam përpjekur t’i ngul një kallam sheqeri, i kam thënë që desha që të vdiste, dhe ajo pësoi aksidentin rrugor një ditë më vonë”.

“Unë besoj se vrava atë me fuqitë e mia magjike dhe nuk mund t’i thoja askujt. Por jam e sigurt që e kam bërë pasi urova që ajo të vdiste dhe ajo vdiq”.

Ajo shtonte: “Kur ndodhnin momenet traumatike doja të largohesha nga trupi im dhe të shkoja në një botë fantazie”. Pamela nuk jep detaje te tipit tw abuzimit te vuajtur nga dadoja.

“Teksa rritesha u bëra pak si djalë, merresha me gjimnastikë, por isha trupvogël”.

Djali i madh i Pamelas, Brandon Thomas Lee, 26 vjeç, – nga martesa me muzikantin Tommy Lee, 60 vjeç, ishte producent i dokumentarit të fundit në rrjetin Netflix.

Ai thotë se nëna e tij ishte e paguar shumë pak në serialin e njohur të viteve 90’të Baywatch, ndërsa tani prej tij ajo fiton vetëm $4,000 në vit.

Ai thotë se nëna e tij që luante rolin e C.J. Parker në 110 episode të serialit të viteve 1992-1997 –  kishte bërë një kontratë të keqe me një program televiziv, edhe pse asokohe ishte ylli më i madh i filmit.

Anderson ishte mes kastit të aktorëve të rinj që u bënë të njohur me serialin e rojeve të plazhit, mes të cilëve David Hasselhoff, Yasmine Bleeth, David Charvet, Gena Lee Nolin, Nicole Eggert, Donna D’Errico.

$4,000 dollarët e fituara në vit janë një shumë e vogël në krahasim me ish-yjet e serialit të njohur Friends – Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Courteney Cox, Matthew Perry e Matt LeBlanc – që vijojnë të fitojnë $20 milionë në vit edhe sot, nga marrëveshja për 2 përqind të të drejtave, sipas një raporti të rrjetit USA Today në vitin 2015.

FOTO GALERI
1/5
Aktorja veterane Pamela Anderson ka folur për abuzimin që ajo pretendon se ka vuajtur nga një ‘babysitter’ të cilën kishte tentuar ta godiste me thikë

Top Channel