Vlorë/ Aksidentoi të miturin teksa po ecte me biçikletë dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, në pranga 53-vjeçari

02/02/2023 14:58
Foto ilustruese

Një 53 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi aksidentoi me makinë një të mitur dhe tentoi të largohej nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, ku 53-vjeçari A. S., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar 11 vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia ka bërë të mundur ndalimin e tij duke e shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

11-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Vlorë/Informacion paraprak/ Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit. Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel