“Parlamenti nuk është treg i gjësë së gjallë!”/ Tabaku: Të mblidhet tani Konferenca e Kryetarëve dhe të vendoset për interpelancë me kryeministrin

02/02/2023 10:46

Me tensione ka nisur seanca parlamentare këtë të enjte, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren e Parlamentit.

Deputetët kërkojnë që kryeministri Edi Rama të vijë në seancë dhe të përfshihet në rendin e ditës interpelanca me kryeministrin për çështjen “McGonigal”.

Salianji: Kryeministri ka përdorur të gjitha asetet pulike për të kurruptuar funksionarë amerikanë. Nëse ka turp të dalë, ne e kërkojmë të dalë për një aferë personale. Duhet të vijë dhe të japë përgjigje. Ju nuk mund të përcaktoni dot cili deputet duhet të dalë.

Është i njëjti kryeministër që është i përfshirë në çdo aferë dhe nuk mund të bëhet sikur seanca është normale. Pranoi kërkesën për mocion me debat që t’i japim sens parlamentarizmit. Kërkohet kryeministri për një aferë personale që ka bërë me turp Shqipërinë në të gjithë mediat ndërkombëtare..

Tabaku: Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamentin. Javën e kaluar, në mënyrë antikushtetuese iu hoq fjala gjysmës së parlamentit për të folur për çështje të rëndësishme. Nuk mund të kthehet parlamenti në një zyrë të qeverisë. Sot, qytetarët kanë nevojë për parlamentarizëm, për transparencë. Qeverisë duhet t’i interesojë së pari kjo transparencë. Javën e kaluar, heqja e fjalës së gjysmës së parlamentit është antikushtetuese. Askush nuk ka të drejtë të më heqë të drejtën e fjalës. Edhe juve ju intereson debate. Të ndalojmë senacën, të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të vendoset për mocionin.

Vasili: Kush e mori vendimin për pezullim të së drejtës të opozitës të diskutojnë. Të gjitha shënohen në porcesvernal. Çfarë është ky, pazar i gjësë së gjallë?! Do të bëhet seanca viktimë e sikleteve që ka kryeministri? Kush e vendosi që 65 veta të mos flasin? Nëse ua bën dikush me sy nga salla, ky është problemi yt. Kush e mori vendimin, nuk e shoh në provesverbal. Nuk jemi kët për të falsifikuar dhe seancën e parlamentit.

Salla e parlamentit zonjë nuk është pronë e jotja. Kemi insistuar duke ua kërkuar të drejtën e fjalës, na keni përbuzur. Kush e ka falsifikuar procesverbalin që kjo nuk pasqyrohet këtu?

Pesë deputetët e PD-së, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës së tensionuar të javës së kaluar, kur Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në New Jork, Charles McGonigal u arrestua në New York me akuzat se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

FOTO GALERI
1/34

Top Channel