‘Suedia nuk kërkon telashe’, thotë kryeministrja finlandeze Marin për konfliktin diplomatik me Turqinë (fotot)

02/02/2023 18:23

“Suedia nuk është një vend që krijon telashe”, tha sot kryeministrja e Finlandës përkrah homologut suedez gjatë vizitës në Stockholm, në lidhje me kërkesën e anëtarësimit në NATO të të dyja vendeve.

Negocjatat e anëtarësimit në aleancë janë pezulluar mes Suedisë dhe Turqisë që kur presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi policinë suedeze që lejoi aktivistin e djathtë atje të digjte një kopje të Kuranit para ambasadës turke.

Kryeministrja finlandeze tha se Suedia nuk duhet të prezantohet si një vend që krijon telashe.

“Është një atmosferë ku Suedia po shitet si krijuese telashesh. Suedia është fqinji ynë dhe ne e respektojmë njëri-tjetrin”.

Edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se palët duhet të ruajnë qetësinë në debatin delikat.

“Së pari duhet të qëndrojmë të qetë, të mos nxehim më shumë situatën. Duhet t’i rikthehemi diskutimeve serioze, atyre që ishim duke diskutuar, sepse kishin dhënë rezultate të mira”.

“Dhe më pas të zbatojmë memorandumin trilateral”, shtoi Kristerson.

FOTO GALERI
1/3
"Është një atmosferë ku Suedia po shitet si krijuese telashesh. Suedia është fqinji ynë dhe ne e respektojmë njëri-tjetrin”.

Top Channel