Kryeministri Albin Kurti vazhdon të këmbëngulë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do themelohet sipas marrëveshjes së ratifikuar në 2015-ën e siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti madje i ka paraqitur edhe gjashtë kushtet e tij për një bashkësi me shumicë serbe.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje. Të drejtat e pakicave kombëtare, dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane. 4. Paravendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës dhe 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara të pesë shtete anëtare të BE“- u shpreh Kurti.

Kokëfortësia e Kurtit karshi zbatimit të një marrëveshjeje të nënshkruar një dekadë më herët ka bërë që SHBA-të të përgëzojnë Serbinë për konstruktivitetin e treguar në raport me Kosovën përmes një telefonate që sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken pati me presidentin e Serbisë, Alekdandar Vuçiç.

Në Kuvendin e Kosovës gjatë së hënës opozita pati edhe mospajtime me qëndrimet e reja të kryeministrit Albin Kurti.

Heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit në Kosovë. Nuk është çështje e dialogut me Serbinë… Jo gjashtë por 22 udhëzime i ki prej Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha i ke me një vend, i thonë respektim i rendit kushtetues të Kosovës.“- tha deputeti i LDK, Lumir Abdixhiku.

Tash një etnike ose mono etnike janë të interpretueshme, pasi ai të thotë po, pasi ka edhe qytetarë shqiptarë që banojnë atje, pasi është bashkësisë e komunave ku jetojnë serbë dhe shqiptarë. Pra në pyetje është ndryshimi yt dhe qëndrimi që dallon me Albin Kurti deri para një dite. Sot e ke shti Kosovën në një momentum të ri me themelimin e Zajedincës.“- tha deputeti Abelard Tahiri.

Edhe në parlamentin e Serbisë është diskutuar për çështjen e Kosovës, nga ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013.

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk mund të jetë model i ndonjë organizate joqeveritare, Asociacioni duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel.“- u shpreh Vuçiç.

Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeffrey Hovenier të martën ka mbledhur përfaqësuesit e institucioneve, partive politike e shoqërisë civile për të diskutuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Top Channel