Skandali trondit gjigantin amerikan Nvidia, Jensen Huang jep dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë
Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të krijohet një qendër ndërkombëtare në Hagë për të hetuar krimet e kryera në Ukrainë.
“Ai do të koordinojë mbledhjen e provave, do të përfshihet në ekipin e përbashkët hetimor i cili mbështetet nga agjencia jonë Eurojust”, tha shefja e Komisionit Evropian.
Ajo e bëri njoftimin gjatë një vizite zyrtare në Kiev së bashku me shumë zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së.
Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu me seli në Hagë të Holandës, po heton tashmë krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.
ICC mund të ndjekë penalisht gjenocidin në Ukrainë, por nuk ka juridiksion mbi krimet e supozuara të agresionit nga Rusia atje.
Top Channel