Dënimi Sali Berishës për mos të marrë pjesë në kuvend nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në një fotokopje të shëmtuar me seancat e shkuara.

Delegimi nga Kryeministri i interpelancës tek Elisa Spiropali kërkuar nga Gazment Bardhi për arrestimin e ish zyrtarit të FBI ishte shkaku kaosit në parlament.

 Në mungesë të Berishës, barrën e bllokimit të kuvendit e mori një prej deputetëve të tij besnikë, Luçiano Boçi.

“Ky është akti më antikombëtar  që k marrë dhe ndërmarrë një kryeministër sepse goditja e tij nuk është thjesht ndaj opozitës PD është aset kombëtar pasuri e çdo shqiptari”, tha Boçi.

Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla e shikon zhurmën e opozitës jo të lidhur me ngjarjen në SHBA.

“Nuk ka asnjë zyrtar shqiptar, çdo përpjekje e juaj për të hequr vëmendjen nga hetimi i 21 janarit dhe hetimi i Gërdecit është një përpjekje e kotë”, tha Balla.

Dy herë ndërprerje të seancës nga kryetarja Lindita Nikolla nuk e sollën dot parlamentin në binarët e normalitetit.

“Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private. Edi Rama si i pandehur mund të zbatojë të drejtën e tij për të heshtur se çdo gjë që thotë mund t’i përdoret kundër në gjykatë”, tha Bardhi.

“Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak, keni 2 javë që gërricni të gjithë nervat e miletit shqiptar dhe nuk na lejoni të japim shpjegime njëherë e mire për këtë çështje”, tha Spiropali.

Në kushtet e një kaosi parlamentar ministrave nuk u mbeti gjë tjetër veç se të kuvendonin mes veti por edhe të argëtoheshin duke luajtur shah.

Sikurse edhe seancën e shkuar, socialistët ngritën kartonat duke votuar pa debat projektligjet e lënë shown bllokues të opozitës të vazhdonte në Facebook.

Top Channel