
I dënuari me vdekje për vrasjen e një polici, Wesley Ruiz tha dje fjalët e fundit para se të injektohej me koktejlin fatal të helmeve në atë që quhej nga mediat “një nga dhomat më të mbushura të vdekjes” në SHBA.
Wesley Ruiz kishte vrarë policin Mark Timothy Nix pas një aksidenti me shpejtësi të lartë në Dallas, Texas, në vitin 2007. Dje në mesditë ai mori injeksionin fatal.
Ruiz u ekzekutua në burgun e “Huntsville Unit”, ndërsa fjalët e tij të fundit ishin: “Dua të kërkoj ndjesë ndaj Mark dhe ndaj familjes Nix. Shpresoj që me këtë të kenë një sens mbylljeje të çështjes”.
“Dua t’i them miqve e familjarëve të mi falemnderit për mbështetjen. Fëmijëve të mi u them të qëndrojnë të fortë dhe të më bëjnë krenar, të mos shqetësohem për mua sepse do të jem mirë”.
“Në rregull roje, jam gati”, tha ai më tej.
Vdekja e tij vjen pak më shumë se një dekadë që kur ai vrau policin që ndaloi makinën e tij pasi fytyra i përshtatej me një kriminel të kërkuar për vrasje.
Ruiz kishte qëlluar për vdekje Nix me një plumb të vetëm që kishte prekur një arterie kryesore.
I dënuari tha në gjyq se qëlloi pasi oficeri kishte nxjerrë armën, dhe se veproi në vetëmbrojtje.
Ruiz tha në dëshmi: “Nuk u përpoqa ta vras oficerin, vetëm ta ndaloja”.
33-vjeçarii vrarë, i cili kishte qenë veteran ushtrie, ishte i fejuar në kohën e vdekjes.
43-vjeçari argumentonte asokohe se viktima kishte tipare të theksuara racizmi ndaj njerëzve hispanikë, por kjo nuk bindi gjykatësin të ndryshonte vendimin me vdekje.
Dje Ruiz u ekzekutua me përzierjen e helmeve fatale, megjithëse ai bashkë me pesë të dënuar të tjerë kishin paditur sistemin e burgjeve.
Top Channel