Kurti i “pabindur”/ Vendos kushte për Asociacionin, por a plotësohen dot?

02/02/2023 13:48

6 kushte ka vendosur kryeministri i Kosovës Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga të cilat të paktën dy duken të vështira për t’u përmbushur në situatën aktuale.

Asociacioni, tha Kurti në parlament, “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”, ndërkohë që pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2025-tën bllokoi zbatimin e tij me përshkrimin si një lëvizje që nuk është në harmoni me Kushtetutën e vendit.

“Asocacioni, jo kompetenca ekzekutive…Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.  Nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje”, tha Kurti.

Kurti kërkoi më tej që të drejtat e pakicave të bëhen në parimin e reciprocitetit, duke nënkuptuar këtu se çdo e drejte e rezervuar serbëve në Kosovë, duhet të vlejë edhe për shqiptarët në Serbi. Një tjetër kusht i rëndësishëm sipas tij është zhbërja e ilegale në veri dhe që   Serbia të pranojë kartën e OKB për raportet ndërshtetërore e të mos pengojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian. Po kështu shtoi ai, presidenti serb duhet të tërheqë letrat e dërguara  pesë prej shteteve anëtare të BE-së dhe te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në bllokun europian.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi njërën prej kushteve të vendosura nga Kurti, përkatësisht atë për çarmatosjen e veriut. Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por është detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit që ta bëjnë një gjë të tillë.

Top Channel