“Antikiteti modern”/ Shfaqja do të hapë sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit

02/02/2023 15:25

“Antikiteti Modern” është shfaqja që do të çelë sezonin artistik të baletit në Teatrin e Operas.

Dhe dy protagonistët janë koreografët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët do tju rrëmbejnë në botën e “Pulcinella-s”, të kompozitorit Igor Stravinsky. Një shfaqe e sjellë me shumë dashuri finalizohet në në datat 4 dhe 5 shkurt.

Maestro Marco Mancusi vjen direkt nga Spanja për të dirigjuar Orkestrën tonë Simfonike dhe nuk ngurron të shprehë kënaqësinë e të qenit për herë të parë në këtë skenë.

Vija melodike e Stravinskyt, kompozitorit që revolucionarizoi mendimin dhe ndjeshmërinë muzikore në shekullin e XX, do të përcillet nga solistët Matias Xheli dhe Suada Gjergji dhe Xhieldo Hyseni.

 

Top Channel