“Piccolo Mare”, ekspozita e studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura

02/02/2023 15:25

Ekspozita “Piccolo Mare” sapo është hapur në Galerinë  Harabel dhe Galerinë Fab.

Kjo ekspozitë mori nismë nga edicioni i XVI i Çmimit Kombëtar të Arteve – Artet Pamore, një konkurs kombëtar i studentëve të Akademive të Arteve të Bukura organizuar nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit, që u zhvillua në qytetin e Leçes, nga data 18 nëntor deri më 16 dhjetor.

Ekspozita “Piccolo Mare” bën bashkë të gjitha veprat e seksioneve të ekspozuara në këtë edicion dhe punimet e studentëve të Universitetit të Arteve në Tiranë.

Ky projekt zhvillohet me mbështetjen e Ambasadës Italiane dhe Institutit Italian të Kulturës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 31 janar deri më 14 shkurt 2023 në galeritë Harabel dhe FAB.

Top Channel