Marina e Francës thotë se kapi dërgesën masive të armëve drejt Jemenit nga Irani (fotot)

02/02/2023 17:50

Zyrtarët thanë se sekuestrimi i ngarkesës së armëve u bë në janar, të cilat kishin si destinacioni rebelët në Jemen.

Forcat detare franceze njoftuan sekuestrimin e mijëra automatikëve dhe predhave anti-tak që lundronin nga Irani drejt Jemenit, thanë zyrtarët për rrjetet amerikane ‘Wall Street Journal’ e ‘The Associated Press’, në incidentin më të fundit të konfliktit të rëndë të lindjes së Mesme.

Megjithse zyrtarët në Iran nuk janë shprehur për armatimet, imazhet e armëve për rebelët jemenitë Huthi tregonin se ato ishin të ngjashme me të tjera ngarkesa të ngjashme të kapura më herët nga forcat e SHBA, dhe që kishin lidhje me Teheranin.

SHBA nuk specifikonte se cilat forca të saj ishin përfshirë në oepracion, por thanë vetëm se ishin “mbështetur për sekuestrimin nga forca detare partnere”.

Sekuestrimi është bërë më 15 janar në Gjirin e Omanit, një trup ujor që lidhet me Ngushticën e Hormuz, në hyrjen e ngushtë të Gjirit Persik, përmes detit të Arabisë drejt Oqeanit Indian.

Komanda amerikane tha se ndalimi u bë në rrugët detare që janë përdorur tradicionalisht nga rafikantët për kalimin e armëve nga Irani në Jemen.

Një rezolutë e OKB ndalon kalimin e armëve drejt rebelëve Huthi në Jemen, të cilët kanë marrë kryeqytetin Saana dhe kuftojnë kundër qeverisë së njohur nga Perëndimi.

‘Wall Street Journal’ raportoi i pari për sekuestrimin, duke identifikuar forcat speciale detare franceze si të përfshira.

Një zyrtar anonim që foli për rrjetin amerikan AP gjithashtu identifikoi forcat franceze si autore.

Franca ka një bazë detare në Abu Dhabi, dhe shpesh nuk bën zhurmë për operacionet e saj ushtarake në rajon, pasi ruan lidhje diplomatike me Iranin.

Iran mohon prej kohësh se dërgon ndihma për rebelët Huthis, por ekspertë perëndimorë kanë thënë se prodhime të tij janë gjetur në përdorim të rebelëve si automatikë dhe pajisje si syze të shikimit natën.

Në nëntor marina e SHBA tha se kishte zbuluar 70 përbërës raketash në thasë fertilizuesish që lundronin nga Irani drejt Jemenit.

Edhe lufta në Jemen është kthyer në një konflikt vrasës rajonal e ndërkombëtar pa krye që po shkakton një prej krizave më të rënda humanitare dhe të urisë në vend.

FOTO GALERI
1/3
Sekuestrimi është bërë më 15 janar në Gjirin e Omanit, një trup ujor që lidhet me Ngushticën e Hormuz, në hyrjen e ngushtë të Gjirit Persik

Top Channel