Ligji i ri për arsimin parauniversitar
07/09/2013
Ligji i ri për arsimin parauniversitar
Dy vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj për arsimin parauniversitar ku drejtorive arsimore u hiqen kompetencat dhe epërsitë në vendimmarrjen për punësimin apo shkarkimin e mësuesve qoftë me kohë të plotë apo të pjesshme.

Megjithëse ka dy vjet që është votuar, ligji i ri hyri në fuqi këtë vit akademik. Sipas këtij ligji, këtë vit, edhe drejtorët e shkollave do të kenë mundësi të punësojnë, në bazë të kompetencave që u jepen nga ligji i ri.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare punësimi i mësuesve do të bëhet me bord, me përfaqësues nga drejtoria arsimore vendore, kryetari i bordit të shkollës, kryetari i këshillit të prindërve dhe nga dy mësues që zgjidhen nga trupa pedagogjike.

Sa për largimin është i parashikuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet nga vitet e kaluara janë që mësuesi shkëput marrëdhënien me institucionin, në rast se ushtron dhunë ndaj nxënësve apo bën kurse private me të njëjtët nxënës që ka në varësi dhe u jep mësim në shkollën shtetërore.

Drejtoritë arsimore humbasin njëherë e mirë të gjitha fuqitë dhe pushtetin e pakufizuar për të marrë në punë mësues si të përhershëm ashtu edhe mësues zëvendësues apo siç njihen ndryshe, mësues në dispozicionit. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.