Zgjedhjet, teknologjitë e reja, vlera 5 milionë euro
14/12/2012
Zgjedhjet, teknologjitë e reja, vlera 5 milionë euro
Aplikimi i teknologjive të reja në zgjedhjet e 2 qershorit do të kushtojnë për taksapaguesit shqiptarë 5 milionë euro.

Edhe pse nuk është një shifër përfundimtare, ekspertët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e përllogarisin këtë si shifër të përafërt. Numërimi elektronik në Qarkun e Fierit dhe identifikimi i zgjedhësve në Qarkun e Tiranës ishte objekt i një mbledhjeje të hapur në KQZ.

Pas prezantimit të projektit nga eksperti Petrit Gjokutaj, si dhe dhënies së mendimeve nga përfaqësuesit e AKSHE-së dhe të Ministrisë së Brendshme, 7 anëtarët e KQZ-së e cilësuan si tepër të lartë shifrën e përllogaritur, pasi zgjedhjet në shkallë kombëtare kushtojnë 6 milionë euro. Një tjetër shqetësim ka qenë koha e shkurtër për realizimin e tenderit, pasi rrezikohen të shkelen afatet ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Për këtë janë diskutuar mënyrat e tenderimit, nëse do të jetë e hapur apo me procedurë të negociuar. Tenderi i hapur, për shkak të afateve kohore, rrezikon mosvënien në jetë të teknologjisë së re. Nga anëtarët e KQZ-së u hodh ideja e aplikimit të mënyrës së dytë të tenderimit. Por mospasja e një shifre të saktë për këto dy teknologji, ka trembur disa nga anëtarët e KQZ-së. Gjithashtu ky institucion synon të realizojë me një kosto më të ulët zbatimin e dy teknologjive të reja. Numërimi elektronik në Qarkun e Fierit, i cili sipas Kodit duhet të jetë gati më 23 mars, i ka shqetësuar më shumë palët. Disa nga kompanitë që ofrojnë këtë shërbim kanë kërkuar të prodhojnë fletët e votimit, pasi jo çdo lloj formati mund të lexohet. Përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme, Harizaj, i mëshoi më tepër idesë që kompanitë të jenë të licencuara dhe të kenë patentën ISO 27001 si certifikim. Por në botë janë vetëm 70 kompani që ofrojnë një shërbim të tillë. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, parashtroi se nëse procedurat e tenderimit nuk marrin udhë brenda muajit dhjetor, atëherë dy projektet teknologjike rrezikojnë dështimin. Projekti për identifikimin e zgjedhësve në mënyrë elektronike në Tiranë ka kosto më të madhe. Ai parashikohet të shkojë deri në 2.7 milionë euro. Kjo, pasi duhet të blihen 1200 aparatura të posaçme. Shtatë anëtarët kanë vendosur që të premten të hapin garën për tenderin për këtë shërbim dhe nga mesi i muajit shkurt pritet të lidhet kontrata, në tentativën për të reduktuar këtë shifër.

Gazeta "Shqip"

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.5 140
USD 127.5 128
GBP 198.3 199
CHF 132 132.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2098.04
-5.80
-0.28%
FTSE 100 6688.62
-7.66
-0.11%
NASDAQ 5115.38
-12.90
-0.25%
FTSE MIB 23714.38
+176.35
+0.75%
CAC 40 5120.52
+37.91
+0.75%
DAX 11443.72
+134.73
+1.19%
HANG SENG 24303.09
-108.33
-0.44%
Nikkei 225 20526.94
-21.17
-0.10%
S&P/ASX 100 4777.90
+32.50
+0.68%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.