E enjte, 07 Mars 2019
10:00
Saimir Tahiri i pandehur, sërish sot para Gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sërish sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

09:57
SHBA, telashe për Trump. Thellohet deficiti tregtar

Hendeku i tregtisë amerikane me pjesën tjetër të botës është thelluar në 621 miliardë dollarë vitin që shkoi, çka edhe përbën një telash më shumë për Presidentin Donald Trump dhe planin e tij të reduktimit të deficitit.

09:30
SHBA, sanksione për “Nord Stream 2”

Administrata e Presidentit Donald Trump do të ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj kompanive europiane që po ndërtojnë linjën e tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream 2” për transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

09:14
Panairi i Makinave/ Prodhuesit e mëdhenj, me sytë nga mjetet me vetëkomandim

Në Panairin e Makinave në Gjenevë të Zvicrës, ato elektrike i gjen kudo, por automjetet me vetëkomandim, nuk para shihen. Që prej aksidenteve që pësuan vitin e kaluar makinat e Teslas dhe Uberit, entuziasmi ka nisur të vanitet.

08:57
Aksident tragjik në Greqi, vdes 21-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik është shënuar në Greqi.

08:54
Dita e Mësuesve, kryeministri Edi Rama uron me këtë foto

Kryeministri Edi Rama u ka uruar 7 Marsin të gjithë mësuesve në ditën e festës së tyre.

08:40
Koreja e Veriut nuk mban fjalën. Nis punën në impiantet bërthamore që premtoi se do t’i mbyllte

Pamjet e reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka nisur punime në zonën e lëshimit të raketave, të cilën ishte zotuar që ta mbyllte përfundimisht.

08:08
Rikthehet elefanti Dumbo

Dumbo ka rikthyer në vëmendjen e publikut një aktor shumë të dashur hollivudian, Danny de Vito.

E mërkurë, 06 Mars 2019
22:58
“Djajtë” pushtojnë “Parkun e Princave” të ndihmuar nga VAR, PSG jashtë Champions

Manchester United ka bërë mrekullinë në “Parc des Princes”, duke skualifikuar nga Champions League PSG, pas një fitoreje 1-3.

22:41
Rama kthehet nga Italia: Pastrova baltën e ziftin që hodhi Basha!

Në vetëm 24 orë, kryeministri Edi Rama ka dhënë 4 intervista në televizione dhe gazeta prestigjioze italiane, ku ka folur për krizën politike në Shqipëri dhe se çdo të ndodhë pas djegies së mandateve nga opozita.

22:36
Shkup, hiqet përkufizimi “maqedonas”

Që prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia ka ndryshuar emrat e mbi 100 institucioneve, përfshirë atë të Radio Televizioni Maqedonas, agjensisë informative maqedonase MIA, filarmonisë dhe Operës së Baletit.

21:54
Top Story zbulon “Akrepin”, sekserin e morgut të Tiranës

Problemet në fushën e shërbimeve funerale në Shqipëri nuk mbarojnë këtu. Babëzia tejkalon çdo limit kur fillon të flasësh për sekserët e vdekjes.

21:49
Top Story/ Shkolla “horror” në Paskuqan, e ndërtuar mbi varreza

Top Story përqendroi vëmendjen në shkollën Tahir Sinani, në Kodër-Paskuqan. Kjo godinë e ndërtuar në vitin 2002, mund të jetë shkolla e vetme në botë e cila është vendosur sipër varrezave. Një situatë që shkakton frikë dhe ankth tek nxënësit çdo ditë. Ndërsa brenda në klasë bëhet mësim, përtej dritares nxënësit i shoqëron pamja e varrezave. Vetëm pak metra e ndajnë dritaren e klasës nga ky punëtor që po punon në gropën e një varri.

21:45
Top Story/ Varrezat katolike në Shkodër, miliona lekë për pak metra

Tregtia me varret ka marrë përmasa të frikshme disa vite më parë në qytetin e Shkodrës. Këto janë varrezat katolike të Rrmajt. Ato janë shpallur monument kulture për vlerat historike dhe arkitekturore.

21:40
Top Story/ Në një fshat të Elbasanit, varre brenda truallit të shtëpive

Këtu jemi në fshatin Selitë, në rrethin e Elbasanit. Teksa futemi në fshat, një prej banorëve, Ilmi Sulën, së bashku me gruan e tij, i gjejmë duke mbjellë perime në bahçen para Shtëpisë. Në të njëjtën bahçe, Ilmiu ka varrosur prindërit e tij.

21:36
Top Story/ Përleshje me armë në Burrel, për një vend varri

“Faktikisht i kemi pasur varrezat në një kodër tjetër, por ka që nga viti ’90 nuk na le njeri me varros atje, se i kanë dal pronarët”, thonë banorët e Zall – Shoshaj.

21:33
Top Story/ Varreza private dhe informale në Tiranë, ja abuzuesit me vdekjen

Le të referohemi pak ligjit për varrezat private për të parë nëse këto varreza të fshatit Bulçesh i plotësojnë kushtet.

21:28
Top Story/ Biznes me vdekjen, në Zall Herr krijohen varre private në shkelje me ligjin

Mungesa e hapësirave në varrezat publike ka shkaktuar një situatë kaosi në fushën e shërbimeve funerale. Një rast i tillë është krijimi i atyre që quhen varreza private. Sot jemi në një situatë informaliteti të plotë përsa i përket edhe këtyre varrezave.

21:22
Top Story/ Biznesi me varret, miliona lekë për banesën e fundit

Top Story u ndal tek pjesa sesa kushton biznesi i vdekjes në Shqipëri. Sipas Bashkisë së Tiranës vetëm në Kryeqytet, vdesin çdo vit, mesatarisht 3200 persona.

21:19
Top Story/ Si shkelet ligji për varrezat, ndërtohen ngjitur me banesat

Ligji Shqiptar ka standarde të përgjithshme edhe për varrezat si territor. Neni 4, pika 1 e ligjit për shërbimin funeral thotë që varrezat duhet te jene te izoluara nga zonat e banimit nëpërmjet zonës se rezervuar.

21:05
Top Story/ Varrezat ndërtohen si pallatet, pa uniformitet dhe pa asnjë estetikë

Nëse viziton si turist Shqipërinë, impaktin e parë, e merr që në fluturim. Nga një lartësi e konsiderueshme, shikon një kaos urban, qytete të ndërtuara e zhvilluara pa asnjë rregull dhe aspak estetikë.

20:48
Për gabim të maternitetit dhe gjykatës, 22 vjeçari i paregjistruar askund

Jani nga fshati Rusan i Delvinës ankohet në Fiks Fare se edhe pse është 22 vjeç nuk figuron në asnjë regjistër të shtetit shqiptar. Historia është se dy prindërit e Janit kanë qenë bashkëjetues dhe nuk kanë pasur celebrim , por në dokumentet ajo mban mbiemrin e bashkëjetuesit edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë të martuar.

20:48
KE: Mbyllet kriza e emigrantëve, por problemet mbeten

Komisioni Evropian e ka shpallur të mbyllur krizën e emigracionit ndërsa i ka drejtuar tani sulmet e tij mbi lajmet e rreme dhe keqinformimin mbi këtë çështje.

20:37
SHBA thellon deficitin; Në një vit 621 mld dollarë, telashe për presidentin

Hendeku i tregtisë amerikane me pjesën tjetër të botës është thelluar në 621 miliardë dollarë vitin që shkoi, cka edhe përbën një telash më shumë për presidentin Donald Trump dhe planin e tij të reduktimit të deficitit.

20:32
Kamza “dhuratë” Skënderbeut, kualifikimin në Kupë

Dënimi ekstrem i Kamzës për dhunën ndaj arbitrit Hamiti, do të ketë ndikim të pashmangshëm jo vetëm në luftën për mbijetesën në kategorinë Superiore, por gjithashtu dhe në pozicionet për kreun.

20:27
Arbitrat bojkotojnë kampionatin! Ndalet futbolli në Shqipëri

Arbitrat bojkotojnë kampionatin. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar njofton se ka vendosur të bojkotojë ndeshjet e futbollit në nivel kombëtare deri në momentin që të ndihen të sigurt dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadium.

20:07
“Ndryshova mendje, dua të bëhem deputet”

Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilaj nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi ka firmosur dorëheqjen pranon se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.

19:52
Salianji i pandehur, PD: Prokuroria nuk zhgënjeu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës, për çështjen “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

19:42
Pas “Rrak Tak”, Bujar Qamili propozon një bashkëpunim të dytë Mateusit, por ka një kusht

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon,  Mateus Frroku ndau detaje nga jeta personale, si edhe foli për projektet e reja muzikore.

19:40
Ekskluzive/ Arvizu: Shqipërisë i duhet një opozitë kreative, Rama qeveri legjitime – Intervista e plotë

Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë në një intervistë me skype nga Washingtoni me gazetarin e  Top Channel, Muhamed Veliu,  i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se  aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur. “E di që opozita ndihet shumë e frustruar” thotë Arvizu, i cili thekson se “po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019,  logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens.

18:55
Soirée/ Edita Tahiri rrëfen si refuzoi Richard Gere!

Vetën pak ditë na ndajnë nga 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas, ku e gjithë bota ngre zërin për të drejtat e grave dhe vajzave në të katër anët e globit.

18:47
Këngëtari i njohur gris fotot me të dashurën pas ndarjes

Këngëtari i njohur Mateus Frroku ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar videoklipin e tij më të ri “Pa këmbë në tokë”.

18:32
Korçë/ Aksidenton të moshuarin, 63-vjeçari largohet nga vendngjarja

Një 63-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 77-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

18:15
Ish-e dashura e Justin Bieber “shpërthyese” për 20 vjetor (FOTO)

Madison Beer e ka vërtetuar dhe më parë stilin e saj mahnitës të të veshurit.

17:45
Celibashi në Top Talk: Për kualitet në Parlament, nevojitet sistemi mazhoritar në zgjedhje

I ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk”, ka qenë ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili foli edhe sistemin e zgjedhor në Shqipëri, duke vlerësuar atë mazhoritar si më të mirin në Shqipëri.

17:23
Presidenti i PPE: Integrimi kalon përmes demokracisë funksionale

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka takuar në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

17:00
Gjukanoviç: Dialogu Serbi-Kosovë ka shpresë

Pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti malazez Milo Gjukanoviç u shpreh mes të tjerash optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

15:54
A janë të ligjshme mandatet e deputetëve të rinj? Celibashi përgjigjet në “Top Talk”

Ilirjan Celibashi, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), iu përgjigj në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja pyetjes se a janë ose jo të ligjshme mandatet e deputetëve të rinj në Parlament.

15:50
“Babalja”, Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës. Salianji është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

15:25
Gruaja 112-vjeçare nga Memaliaj: Jeta është e bukur, por nuk jemi ne

Kemi përshkuar kilometra të tëra nga Tirana deri në fshatin Rrapaj, afër Memaliajt, për të takuar një nga njerëzit më të vjetër jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, nënë Mineko Rrapën.

15:13
Shqipëri-Kosovë, më pak tregti. Biznesi: Shumë burokraci në kufi

Që nga hyrja në fuqi e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga qeveria e Kosovës, vendi ynë ende nuk po përfiton për të eksportuar prodhimet tona në shtetin që na lidh më shumë se kufiri.

15:10
Shqipëria “hyn” në BE. Në 5 vite, 260 mijë shqiptarë marrin pasaportat e vendeve europiane

Teksa Shqipëria përpiqet prej dekadash të anëtarësohet në Bashkimin Europian, një pjesë e madhe e shqiptarëve ia kanë dalë përmes një rruge tjetër të bëhen qytetarë të BE-së.

15:05
Arvizu: Djegia e mandateve, problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës. Parlamenti, legjitim

Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, në një intervistë me Skype nga Uashingtoni me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.

14:43
FSHF përjashton Kamzën, zbret dy kategori më poshtë. Presidenti Qarri, 36 muaj pezullim

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur masën ekstreme ndaj skuadrës së Kamzës, me përjashtimin e saj nga kampionati i këtij sezoni për pjesën e mbetur dhe zbritjen deri në Kategorinë e Dytë për të rifilluar sezonin e ardhshëm.

14:28
Champions, sot PSG-M. United dhe Porto-Roma

Sot në mbrëmje luhen dy ndeshje të tjera të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.

14:15
Rama, intervistë për “La Repubblica”: Protestat? Basha do të shmangë përgjegjësinë e…

La Repubblica – Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare.

14:10
Pas Bashës, zv/ambasadorja amerikane i shkon në zyrë Kryemadhit

Zv/ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses Ones ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

13:41
Paralajmërimi nga komandanti suprem i NATO-s në Europë: Ballkani në syrin e…

“Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e rajonit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë”, ka thënë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para Komitetit për Forca të Armatosura të Senatit Amerikan.

13:32
Dhuratë nga Britania, ja mjetet me të cilat do të transportohen të burgosurit (Foto)

Janë prezantuar automjetet e reja me të cilat do të transportohen të burgosurit shqiptarë.

13:19
Çorovodë, urës i këputet këmba

Ura e Kasabashit daton në shekullin e XVI dhe është monument kulure i kategorisë së parë e ndërtuar mbi lumin Vlosh.

12:57
Basha: Rama keqpërdori dialogun

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përsëriti se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.

12:37
Wake Up/ Njihuni me djalin shqiptar që po shkëlqen në “The voice of France”

Gjon’s tears, ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare. Ka qenë vetëm 12 vjeç kur u ngjit në skenën e spektaklit ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2011.

12:36
“Dhuro një pemë”, qytetarët i bashkohen nismës për Tiranën e gjelbër

“I zgjodha për të zbukuruar qytetin, edhe si kujtim i gjyshit për nipërit”. Petrit Përnaska është njëri nga gjyshërit e Tiranës që vendosi t’u bëjë një dhuratë të veçantë dy nipërve dhe mbesës së tij. Ai dhe familja e tij iu bashkuan fushatës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, pas Amfiteatrit.

12:28
Turizmi nisi që në shkurt. Në Gjirokastër, fundjavat janë të mbushura me francezë

Gjirokastra është duke u përgatitur për sezonin e ri turistik, ndërsa turistët e parë kanë filluar të duken që prej mesit të shkurtit. Fundjavat janë të mbushur me turistë francezë, sipas njësive të akomodimit. Situata disi kaotike në vend duket se nuk ka cenuar rezervimet e deritanishme, por nëse tensionet do të vijojnë, sipas operatorëve turistikë, ajo mund ta ndikojë turizmin.

12:14
Turisti, leksion shqiptarëve. Pastron mbeturinat në Parkun Kombëtar të Lurës

“Nëse unë mundem, edhe ti mundesh”. Ka qenë mjaft domethënës gjesti dhe mesazhi i përcjellë nga një turist i huaj që ka shijuar bukuritë e parkut kombëtar të Lurës, por jo plehrat e hedhura aty.

12:14
WakeUp/ Topuzi: Kriza politike, turistët e huaj anulojnë udhëtimet në Shqipëri

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në vend, Zak Topuzi tha se, Shqipëria ka probleme të theksuara me turizmin edhe pse promovohet vazhdimisht.

12:03
Wake Up/ Mjeku logoped: Teknologjia ka rritur problemet e fëmijëve me të folurën

Logopedia është një profesion relativisht i ri në Shqipëri. Për më tepër që në spitalet tona publike, ky shërbim është shumë i kufizuar dhe ai mund të gjendet vetëm nëpër qendra zhvillimi, apo spitale private.

11:52
Situata politike, zv/ambasadorja amerikane, një orë takim me Bashën

Ka përfunduar pas një ore takimi i zv/ambasadores së SHBA-së në vendin tonë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

11:44
Në shtëpinë tonë/ Punime dhe vepra arti me drurin e ullirit

Ulliri është një bimë mjaft e veçantë qoftë për jetëgjatësinë e vlerat ushqyese ashtu edhe për karakteristikat që mbart druri i pemës së saj.

11:41
Në shtëpinë tonë/ Mjeku: Kujdes kur përdorni finokun, mund të shkaktojë të dridhura

Finoku njihet që në lashtësi për efektet e saj shëruese në çrregullimet e traktit tretës.

11:34
Protestë për buxhetin. Socialistët e kanë bllokuar kryebashkiakun e Skraparit

Çështja e buxhetit të Bashkisë së Skraparit është kthyer në një rreth vicioz. Dega e Thesarit në këtë qytet, nën varësinë e Ministrisë së Financave ka bllokuar prej ditësh çdo lloj veprimi financiar të bashkisë, deri në momentin që bashkia do të njoh vendimet e Këshillit Bashkiak.

11:04
Volkswagen do të hapë fabrikë në Ballkan. Zbuloni se ku

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve Volkswagen planifikon hapjen e një fabrike në Ballkan.

10:46
Rama dhe Basha “takohen” në Itali: I thashë mikut tim, çfarë do?

Në intervistën e tij në emisionin “Porta a porta” të gazetarit të njohur italian, Bruno Vespa, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se në Shqipëri nuk po ndodh asnjë revoltë popullore, se në vend ka stabilitet për biznesin e huaj dhe se numri i turistëve është gjithnjë në rritje.

10:45
Situata politike, zv.ambasadorja e SHBA-së i shkon Bashës në zyrë

Zv.ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:35
Tusk: Ndërhyrje armiqësore në zgjedhjet e PE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroi për ndërhyrje të huaja armiqësore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj.

10:32
Negociatorët e krizës. Sonte në mbrëmje mbërrin drejtori i BE-së për zgjerimin

Christian Danielsson, drejtori i Zgjerimit në Bashkimin Europian, pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtare sonte në Tiranë.

10:14
Prokurori Petrit Fusha tregon arsyet pse vendosi të largohej nga detyra

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas një karriere 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

10:13
Bugatti sjell “Panterën e Zezë”. Zbuloni çmimin e “çmendur” të “bishës” më të shtrenjtë në histori (Foto)

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por mund ta quanin shumë mirë edhe “Pantera e Zezë”.

09:52
500 mijë euro për t’u kthyer në “terminatore seksi” (Foto)

Sybil Stallone, një yll i njohur i pornografisë, i është referuar vetes si “terminatorja e seksit” dhe tani punon në Sheri’s Ranch, një bordell ligjor pranë Las Vegasit.

09:39
Ndërron jetë aktori i famshëm

Aktori i famshëm, Luke Perry ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital.

09:35
“Një pemë për nënën”, nisma e veçantë për 8 mars

Nëse ende nuk keni zgjedhur dhuratën për nënën apo bashkëshorten tuaj këtë 8 mars, Bashkia e Tiranës ju fton të zgjidhni atë të duhurën. Gjithçka është mjaft e thjeshtë, mjafton të zgjidhni një pemë, sipas simbolikës që ju pëlqen më shumë dhe të caktoni vendin ku doni ta mbillni atë.

09:30
Rama krahason veten me Cristianon: Shqipëria pa mua, si Juventusi pa CR7

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, ku ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri.

09:03
Kosovë, mbahet ceremonia “Epopeja e UÇK-së”. Thaçi: Do t’i forcojmë më tej raportet speciale me SHBA

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake për “Epopenë e UÇK-së”, organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

08:16
‘Hackeri’ që tronditi futbollin. Hungaria do ekstradojë Rui Pinto

Njeriu që tronditi themelet e futbollit duke publikuar në vazhdimësi skandale për milionat e fshehura, për skandalet e lëna në hije dhe për manipulime të panumërta, do të ekstradohet.

E martë, 05 Mars 2019
22:58
“Tragjedi në Madrid”, Reali eliminohet nga Ajaxi “magjik”

Ajaxi bëri surprizën e madhe mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve, duke fituar me rezultatin 1-4 në “Santiago Bernabeu” dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit Realin e Madridit.

22:52
Lefter Maliqi për Top Show: Basha shkatërroi PD-në. Ja pse e pranova mandatin

Lefter Maliqi në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrahë PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

22:23
Pranoi mandatin, Ylli Shehu për Top Show: Përfaqësoj votuesit e mi, jo ata të LSI

Paraditen e së martës, katër deputetë të rinj u betuan në sallën e Parlamentit duke marrë mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës.

21:47
Shtohen shpresat për kurën e virusit HIV

Mjekët përdorën metodën e transplantit të palcës kurrizore për të shpëtuar një pacient me HIV.

21:19
Fiks Fare/ Skandali në Pogradec: Dy Certifikata pronësie për të njëjtën pronë

Një qytetar nga Proptishti i Pogradecit, ankohet pranë Fiks Fare pasi sipas tij, për pronën që ai disponon ekzistojnë dy AMTP-për të njëjtën sipërfaqe toke.

20:57
Aksident i gjashtëfishtë në Fier – VIDEO

6 automjete janë përshirë në një aksident në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit, por pa dëmtime në njerëz.

20:52
Protesta e opozitës, policia: Arrestuam 8 persona, ishin të dhunshëm

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona dhe 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit.

20:21
Vrasësi me pagesë kapet në Kakavijë, kërkohej nga Interpol

Policia e Kakavijës ka shoqëruar një shtetas polak me identitet të rremë, i cili dyshohet për vrasje në Athinë.

20:06
Duka kërkon policë në stadium. Situatën e paralelizon me protestat e opozitës

Ngjarja e rëndë e ndodhur në stadiumin e Kamzës fundjavën e shkuar në ndeshjen Kamza-Laçi nxori në pah edhe një herë problematikën që sjell mungesa e policisë në stadiumet e vendit.

19:36
Karamelo pranon mandatin: Kam patur presione

Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo.

19:25
Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein, nëse…

Kriza politike në Shqipëri nuk është e shtrirë vetëm në frontin opozitë-mazhorancë brenda vendit, por edhe në Bruksel, aty ku Doris Pack dhe Knut Fleckenstein janë rreshtuar në kahët respektivë dhe janë përplasur me deklarata.

19:03
Messi dhe Di Maria rikthehen në kombëtare

Pas plot shtatë muajsh mungesë, Lionel Messi duket se është gati të rikthehet të përfaqësuesja e Argjentinës.

18:57
Balotelli në Kombëtare / Golat që rikthejnë ‘Supermario’ tek Italia

Sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit Mario Baloteli ka arritur të bindë seleksionerin Roberto mancini për ta përfshirë sërish në planet e tij në përfaqësuese.

18:46
Miliona fitime nga stadiumet/ Barcelona dhe Real Madrid në majën e të pasurve

Barcelona dhe Real Madrid dominojnë mbi të gjithë për fitimet nga stadiumet respektive në sezonin e fundit.

18:35
Suedezët, me detyrim në palestër. Sport kundër stresit në punë

Një vrap në park, një leksion joge apo ndonjë aktivitet tjetër në ajër të pastër gjatë pushimit të drekës. Kjo praktikë po përhapet gjithmonë e më shumë në botën perëndimore, me qëllimin të lehtësohet stresi i punonjësve.

18:00
“Po vdes”, mesazhi i së motrës që alarmoi Bes Kallakun

E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Ana Kallaku ndau detaje dhe situata nga kjo periudhë që është në pritje të ëmbël, duke bërë shpesh krahasimin edhe me shtatzëninë e parë.

17:45
“Bes Kallaku ka filluar me dhuratat”. Ja çfarë i ka dhuruar nipit që pritet të vijë në jetë

Moderatorja simpatike Ana Kallaku ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë.

17:39
BE do të heqë ndryshimin e orës. Votohet që ora mos të ndryshojë duke nisur nga viti…

BE-ja hodhi një tjetër hap drejt heqjes së ndryshimit të orës në pranverë dhe vjeshtë.

17:38
Demi rikthehet e “nxehtë” në Londër (FOTO)

Pushimet për Demi Rose në Tajlandë kanë pak ditë që kanë përfunduar, por jo fotot e nxehta të saj.

17:10
PE: Shqipëria drejt Integrimit. Sjellja e opozitës, penalizuese

Monica Macovei, Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, e cilëson të gabuar sjelljen e opozitës, duke theksuar se kjo po e pengon të ardhmen evropiane të vendit.

17:05
Vatikani do të hapë arkivat. Do të tregojë gjithçka për Luftën e Dytë Botërore

Vatikani do të hapë plotësisht arkivat e fshehta nga koha e Luftës së Dytë Botërore, kur Kishën Katolike e drejtonte Piu i XII. Pohimin e bëri vetë Papa Françesku.

16:59
Kërkohej në Itali, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e kryeqytetit me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

16:43
Top Talk/ Djegia e mandateve, Bejko: Efekt i një krize besimi në parti

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, i cili duke folur për vendimin radikal të opozitës për djegien e mandateve, u shpreh se ky vendim erdhi si një kërkesë nga baza e partisë.

16:42
Shtëpia e Bardhë kritikon demokratët amerikanë: Po i bien në qafë Trumpit

Shtëpia e Bardhë i kritikoi me forcë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e hetimeve “të turpshme”, sipas saj, për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim të dyshuar të pushtetit nga ana e disa aleatëve të afërt të Presidentit Donald Trump.

16:41
Panairi i teknologjisë në Barcelonë. Telefona, tableta dhe…

Panairi i përvitshëm i teknologjisë në Barcelonë ka sjellë risitë më të fundit entuziasmuese për telefona, tablete e ora, e qëllimi mbetet gjithmonë përmirësimi i cilësisë për përdoruesit.

16:28
Top Talk/ Mandati i Rudina Hajdarit, Bejko: Jo përjashtimit nga PD

Nuk janë të paktë ata që përfitojnë nga djegia e mandateve nga deputetët, aktualë, por nuk vëmendja më e madhe fokusohet tek ata që nuk pranojnë të heqin dorë prej tij.