Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Kishin pasur dyshime se një nga zyrtarët më lartë të qeverisë kishte qenë i përfshirë në korrupsion, por një kontroll në shtëpi zbuloi se personi në fjalë flinte mbi flori.
Policia kineze i gjeti rreth 13.5 tonë florinj, me vlerë rreth 637 milionë dollarë. Por floriri nuk ishte pasuria e tij kryesore. Nëpër llogari bankare i gjetën rreth 36.7 miliardë dollarë, që i bie në total më shumë se personi më i pasur në Kinë, pronari i Alibaba dhe Aliexpress, Xhek Ma.
Zyrtari kinez, i quajtur Zhan Qi, ka qenë në krye të Provincës Hainan, në jug të Kinës, ose më saktë Sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste për provincën.
Mendohet se 58-vjeçari e ka mbledhur pasurinë nëpërmje ryshfeteve përgjatë shumë viteve. Tani i janë hequr të gjithë titujt dhe pasuritë.
Kjo mësymje erdhi si pjesë e masave të presidentit Xi kundër korrupsionit.
Top Channel