Aktorja pret flokët si çun: Më shikojnë çuditshëm, më pyesin a je sëmurë…

02/10/2019 19:48

Aktorja Griselda Katirai e ftuar në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon ka folur në lidhje me vendimin e saj për të prerë flokët në zero.

E pyetur se si e kanë pritur njerëzit kur e shikojnë në rrugë apo edhe familja ajo është përgjigjur:

“Në rrugë qeshin, të shikojnë çuditshëm, të tallin, por ka edhe nga ata që më kanë thënë shumë bukur”.

Si dhe ka pasur edhe persona që më kanë thënë je sëmurë apo si?

Ndërsa sa i përket familjes së saj ajo është shprehur:

Familja kur më pa pa flokë filluan që të qeshnin, pasi më lanë në mëngjes me flokë dhe në darkë më gjetën pa flokë. Është shumë bukur pa flokë.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk e ka penguar në përditshmërinë e saj.

Top Channel