Dritat u shuan në fabrikën e fundit të duhanit në Francë, që po përgatitet të mbyllë dyert. Gerard Chanquoi, prej 34 vjetësh punonjës i France Tabac vështron me keqardhje. Ndonëse atë vetë e priste pensioni, e ardhmja duket e zymtë edhe për të tjerët. Rënia e ndjeshme e prodhimit të brendshëm dhe çmimet e “shtrydhura“ te konkurrentëve të huaj duhen fajësuar, sipas drejtuesit të France Tabac, Eric Tabanou, për faktin që po I shtyjnë prodhues të mëdha të duhanit si Patrick Maury drejt kërkimit të tregjeve më premtuese, duke nisur nga industria e cigareve elektronike.

“Kemi mbërritur në një pikë që praktkisht, nuk mund të vazhdohet më. Së pari brenda kufijve, kemi pasur probleme të mëdha me vëllimin e prodhimit. Cdo vit ka ardhur në rënie. Kësaj pastaj I shtohet edhe konkurenca e operatorëve kryesore dhe një presion I jashtëzakonshëm I cmimeve”, thotë Tabanou.

“Lamtumira qenka e vështirë; shumë e vështirë; të mblidhet një si lëmsh në fyt”, tregon Gerard Chanquoi, punonjës.

“Në fermën time, me tim bir ne do të na duhet të gjejmë mundësi të tjera sepse na nevojitet prodhimi në mënyrë që ferma të arrijë të mbijetojë”, thotë Patrick Maury, prodhues duhani.

Fabrika e fundit e duhanit në Francë është kthyer në viktimë të ndryshimit të kohërave ekonomike dhe një realiteti të tjetërsuar të shëndetit publik. Aktivistët kundër duhanit mund të kënaqen, thotë AFP, por për punonjësit dhe rajonin e Dordogne-s, kjo është një goditje nga e cila mund të mos e marrin veten. Në kulmin e saj, pas celjes në vitin 1985, France Tabac ishte boshti I ekonomisë lokale, shtrihej në me shumë se 10 hektarë dhe përpunonte përvit 20. 000 ton gjethe duhani për Francën dhe Europën.

Top Channel