Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy kartmonedhat e serisë së re, përkatësisht prerjet 200 dhe 5000 mijë lek. Kartmonedhat e reja përmbajnë të njëjtën tematike pasi në to shfaqen figurat më të rëndësishmë të Shqipërisë.

Po nga ndryshojnë kartmonedhat e reja nga ato të vjetra?

Kartmonedhat e reja janë ridizenjuar si dhe u janë shtuar elemntët e sigurisë. Ndërsa materiali ka ndryshuar vetëm për 200 lekshin, ai nuk është  më prej pambuku, por është prej polimeri pra plastiku. Një material i tillë i rrit jetëgjatësinë kësaj kartmonedhe e cila është edhe prerja më e përdorshme.

Ndërsa kartmonedha 5000 lekshe ka ndryshuar madhësi, ajo është pak më vogël duke  e bërë kështu më të lehtë vendosjen e saj në portofol si dhe I janë shtuar 7 element sigurie.

Për herë të parë në historinë e lekut shqiptarë do të pritet dhe kartmonedha dhjetw mijw lekshe.  Kalendari i hedhjes në qarkullim për kartmonedhat e tjera do të jetë një proces në vazhdim nga viti 2020 e deri në 2022-shin.

Kalendari i hedhjes në qarkullim për kartëmonedhat e tjera:

  • Kartëmonedha 1000 Lekë 2020*
  • Kartëmonedha 10000 Lekë 2020*
  • Kartëmonedha 2000 Lekë 2021*
  • Kartëmonedha 500 Lekë 2022*

Deri më tani kartmonedhat 200 dhe 5000 mijëlekshin janë tërhequr nga disa banka të nivelit të dytë. Në ditët të vijim  pritet të qarkullojnë në duart e qytetarëve.

Jeni informuar për kartmonedhat e reja?

“Po”, përgjigjen qytetarët.

I keni tërhequr ato?

Jo, akoma.

Për kartmonedhat ekzistuese qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen ato do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese bashkë me karmonedhat e reja.

Rudina Muça

FOTO GALERI
1/5

Top Channel