Panik në Bruksel, tenton t’i vendosë zjarrin vetes me benzinë – VIDEO

02/10/2019 18:50

Një person tentoi t’i vinte zjarrin vetes të mërkurën para ndërtesës Komisionit Evropian në Bruksel.

Ai i hodhi benzinë vetes, por u kap nga policia përpara se të përfundonte aktin. Në vendngjarje arriti madje edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat.

Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij se do t’i vinte zjarrin vetes, personi u prangos dhe u dërgua në spital.

Gjatë kësaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll. Sipas burimeve policore, personi në fjalë ishte një kroat që donte të tërhiqte vëmendjen e presidentit francez.

Asnjë takim i liderave evropian nuk po mbahet aktualisht në Bruksel. Ai i radhës është planifikuar për më 17 tetor.

Top Channel