E premte, 08 Mars 2019
16:51
SHBA: Nëse taksa pezullohet 120 ditë, përparim të dialogut Kosovë-Serbi

Duke e cilësuar krejtësisht të mundur arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer e theksoi dhe një herë mbështetjen e Washingtonit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

16:03
Top Talk/ Ballauri: Shoqëria shqiptare nuk i diskuton në embrion problemet e grave

Elsa Ballauri, drejtore e Grupit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, e ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se shqiptarët janë popull sipërfaqësor dhe që gënjejnë veten.

15:30
Gratë në protestë kundër dhunës dhe vrasjeve

Protesta e zisë e kanë cilësuar gratë durrsake marshimin e tyre këtë 8 mars kundër dhunës ndaj grave.

15:24
Gratë e Astirit në protestë. Bllokojnë rrugën për një orë me ndihmën e burrave

Gratë e Astirit, edhe pse nuk ishin shumë, ia dolën të bllokonin trafikun për më shumë se një orë falë ndihmës së burrave.

15:22
Sot, 10 gra me urdhër-mbrojtje

Sot, më 8 Mars, policia ka lëshuar 10 urdhra-mbrojtje për gratë që dhunohen nga burrat.

15:13
Fruthi vret një grua. 47-vjeçarja nga Durrësi kaloi në pneumoni të rëndë

Një tjetër viktimë është shënuar nga virusi i fruthit në vendin tonë.

15:12
Operohet mjeku i dhunuar. U rrah nga pacienti, reagon Urdhri i Mjekut

Mjeku dermatolog nga Lezha, i cili u dëmtua fizikisht nga një pacient një ditë më parë, ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

15:05
BE: Opozita, për të ardhur keq

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ishte në Vaun e Dejës së bashku me Rudina Hajdarin e cila nuk e la mandatin e saj si deputete.

14:39
“Një pemë për nënën”. Nisma e Bashkisë së Tiranës për 8 mars

“Një pemë për nënën”. Kështu e kishte quajtur nismën për të mbjellë pemë për ditën e sotme Bashkia e Tiranës.

14:33
Dështoi në reformën në shëndetësi, qeveria finlandeze jep dorëheqjen

Qeveria finlandeze ka dhënë dorëheqjen dhe shkak për këtë, siç shpjegoi kreu i grupit parlamentar të partisë së kryeministrit Juha Sipila, u bë vendimi i tij për t’u larguar nga posti pas dështimit të reformës shëndetësore.

14:10
18-vjeçari me motoçikletë përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur të premten në Durrës.

14:03
Maqedoni e Veriut, dënohet me 3 vjet burg kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi

Tre vite e dy muaj burg për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe 3 vite burg për ish-shefin e policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov.

13:53
Roma zyrtarizon trajnerin e ri

Eusebio Di Francesco u shkarkua nga pankina e skuadrës së Romës për shkak të rezultateve negative dhe daljes nga Liga e Kampioneve me humbjen e fundit ndaj Portos.

13:37
“Reporterët pa Kufij”: Lironi gazetaret!

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizata “Reporterët pa Kufij” e shënoi me thirrjet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të 27 grave gazetare që aktualisht janë duke u mbajtur në “kushte të tmerrshme”, sipas saj, nëpër botë.

13:31
Protesta para Kuvendit, ja vendimi i Gjykatës për 8 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka liruar 8 të arrestuarit për protestën e 5 marsit, për të cilit prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

13:26
Dënohet ish-kreu i fushatës “Trump”. Paul Manafort fshehu paratë

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort, është dënuar me 47 muaj burgim për mashtrime bankare e tatimore.

13:10
“Bisha” e Putinit debuton në Sallonin e Gjenevës (Foto)

Prodhuesit e limuzinës së Presidentit rus Vladimir putin, Aurus, patën debutimin e tyre europian në “Geneva Motor Show”.

13:06
Mos e lër Irinën për Gagën! (Foto)

Muajin e kaluar, Lady Gaga hodhi poshtë zërat se ajo kishte një marrëdhënie me Bradley Cooper, bashkëshortin e Irina Shayk.

12:51
Kanali kthehet në landfill. Plehrat rrezikojnë vaditjen e tokave në Myzeqe

Në një kanal, ndër më të gjatët në Lushnje, që është ndërtuar në socializëm për vaditjen e tokave, sot rrjedhin mbetje.

12:43
Mesazhi i deputetes Rudina Hajdari në krah të ambasadorit të BE-së

Në ditën e 8 Marsit, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shfaqur në Shkodër përkrah ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ku mori pjesë në disa takime në Vaun e Dejës në kuadër të Ditës së Gruas.

12:34
Dedikimi i veçantë i Veliajt për gratë dhe vajzat e Bashkisë: Me fat që ju kemi. Falë jush, Tirana është sot më e bukur

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar 8 marsin të gjitha bashkëpunëtoreve të tij.

12:31
Rinisin punimet e Velierës. Qytetarët, të indinjuar me vendimin

Beteja gjyqësore për “Velierën”, një nga investimet më të rëndësishme dhe më të përfolura të dy viteve të fundit në qytetin bregdetar, është mbyllur në favor të Bashkisë së Durrësit.

12:29
Wake Up/ Dojna Mema: Prapaskenat e “The Voice Kids” dhe një mesazh për portalet

Prej datës 18 Janar, prezantimi i spektaklit më të ndjekur për zbulimin e talenteve të reja “The Voice Kids 3” i është besuar moderatores Dojna Mema.

12:18
Dhuna ndaj mjekëve. Protestojnë punonjësit e Spitalit të Lezhës

Dhuna ndaj bluzave të bardha nuk po di të ndalet në vendin tonë. Rasti më i fundit është shënuar dje në spitalin rajonal të Lezhës, ku një pacient ka ushtruar dhunë ndaj mjekut Zef Doda, ndaj sot mjekët e spitalit të Lezhës kanë dalë për të protestuar për kolegun e tyre, por edhe duke kërkuar më shumë siguri në ushtrimin e misionit të tyre.

12:12
Fieri e pret me protesta, Rama kërcen me gratë për 8 Mars

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier, në një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku ka krijuar një atmosferë të veçantë duke i ftuar të kërcejnë.

12:11
Wake Up/ Aida Hajnaj: Sfidat e Numrit 2 të Policisë së Shtetit

Gjithmonë uniforma blu e policisë është parë si një domen i burrave pavarësish se vitet e fundit në Shqipëri situata ka ndryshuar.

11:51
Guaido, apel BE-së: Më shumë sanksione Maduros

Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, i ka bërë thirrje Evropës që të shtojë sanksionet financiare kundër qeverisë së Nicolas Maduros, pas dëbimit të ambasadorit të Gjermanisë nga ky shtet.

11:20
Në shtëpinë tonë/ Mjeku: Abuzimi me spec djegës mund t’ju shuajë shqisën e shijes

Njihet ndryshe si “ari i kuq i tavolinës” ose ushqimi “inteligjent”.

11:12
Rama, në Fier për 8 Mars. Protestuesit konfrontohen me policinë

Në Fier, qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytet.

11:03
Ngadalësohet eurozona, BQE nuk rrit normat e interesit

Norma e interesit në eurozonë nuk do të rritet deri vitin e ardhshëm, ka sinjalizuar Banka Qendrore Evropiane, në mesin e të dhënave për një ngadalësim të ekonomisë në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët.

10:48
8 Marsi, Bashkia e Tiranës udhëtim falas në autobusët urban për vajzat dhe gratë

Për të tretin vit radhazi, të gjitha vajzat dhe gratë që udhëtojnë me autobusët e transportit publik në kryeqytet janë përballur me një surprizë të bukur.

10:39
Zëvendësuesit e mundshëm të Solarit në stolin e Realit

Reali i Madridit do të drejtohet nga Solari deri ditën e hënë. Sipas AS, trajneri argjentinas do të nuk do ta mbyllë sezonin në stolin madrilen, pasi drejtuesit do të marrin vendimin për ta shkarkuar pas ndeshjes ndaj Valladolid.

10:32
Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që vendosi të lërë të lirë biznesmenin, Ervin Mata.

10:24
Elisabeta nis Instagramin. Mbretëresha bën postimin e parë

Instagrami ka një “Mbretëreshë” të re.

10:10
Prokuroria shpall pretencën për vjedhjen e 80 milionë lekëve përmes mashtrimit

Prokuroria e Tiranës shpall pretencën për vjedhjen e 80 milionë lekëve të reja përmes mashtrimit me punonjësit e një banke me shtetasin Lefter Sulkaj.

10:01
Kryeministri në Roskovec, militantët e PD-së bllokojnë rrugën duke djegur goma (Foto)

Dhjetra militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të Roskovecit pasi kryeministri Edi Rama do të inspektojë investimet e kryera në këtë bashki.

09:58
“Babalja”, Salianji në Prokurori: Akuzohem se denoncova trafikantin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është marrë si i pandehur se ka denoncuar trafikantët e drogës me gjithë gazetarin Jetmir Olldashi.

09:48
“Ngushëllimi” për tifozët e PSG (Foto)

Audrey Bouetté është një modele dhe aktore franceze, që ka një pasion të veçantë për sportin, aq sa është ftuar edhe në emisionet sportive, siç është Tiki Taka në Itali, për të dhënë mendimin e saj.

09:39
Aston Martin prezanton makinën elektrike dhe… “vegane” (Foto)

A është kjo makina e re sportive pa asnjë të metë, që respekton ambientin dhe adhurohet nga të gjithë?

09:36
Korçë, vrau nënën me sklerozë, gjykata lë në burg 54-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin arrest me burg për 54-vjeçarin Nesim Demollari, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij.

09:23
Gjermania largon “peshat e rënda”. Kush do t’i zëvendësojë?

Vendimi i trajnerit të kombëtares gjermane Joakim Low për të mos i dhënë më një shans tre futbollistëve të rëndësishëm si Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels, shokoi opinionin sportiv, por në mënyrë surprizë ky vendim është përkrahur masivisht.

09:05
Martin Shkreli vazhdon biznesin e tij nga burgu

Martin Shkreli po vazhdon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga burgu, nëpërmjet një celulari që është futur kontrabandë në qelinë e tij.

08:21
Vlorë, digjet makina e punonjëses së Tatimeve

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në qyetin e Vlorës.

08:00
Huawei padit SHBA-në. Shkak, urdhri për të mos përdorur pajisjet e kompanisë

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei, ka ngritur padi kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të urdhrit që ua kufizon agjensive federale përdorimin e produkteve të tij.

E enjte, 07 Mars 2019
23:59
Peza: Rama ju dha fletë të bardhë. Doda: Marrëveshja e 2017-s, e gabuar

I ftuar në “Open”, sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza u përplas në debat me Mesila Dodën.

23:55
Reagon gazetarja britanike: S’punoj për Moskën, thjesht raportova për Shqipërinë

Teksa u akuzua nga disa portale në vend për lidhje me Moskën, pas raportimit rreth situatës në Shqipëri për Russia Today, gazetarja britanike, Alice Elizabeth Taylor, ka mohuar akuzat.

23:14
Kuvendi i Kosovës, seancë për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me dialogun me Serbinë, miratoi pasdite ligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës dhe platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, nuk ka mundur të marrë votat e duhura.

23:03
Kamioni “kamikaz” në Gjilan. Një i vdekur, 20 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha, se dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.

22:55
Arsenal e Benfica humbin në Europë

Faza e 1/8 të finaleve të Europa Ligës dhuroi surpriza që në start. Ren fitoi 3-1 ndaj Arsenalit duke befasuar edhe një skuadër favorite si ajo londineze që tani duhet të përmbysë gjithçka në stadiumin Emirates.

22:44
Sherr masiv në burgun e Koridhalos. Përfshihen shqiptarë, grekë dhe rusë

Një sherr masiv në të cilin u përfshinë dhjetëra të burgosur të kombësive të ndryshme, ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në spitalin psikiatrik të burgut më të madh të Greqisë, Koridhalos.

22:26
Protesta e 16 marsit, zbardhet udhëzimi i Bashës

Një udhëzim me 6 pika i Partisë Demokratike për protestën e 16 marsit iu është dërguar drejtuesve të kësaj partie në rrethe.

22:12
“Open”, Karamelo: Zgjedhjet e 2017-s, zgjedhje legjitime

Teksa ka shprehur hapur se do ta pranojë mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo, i cili do të përfaqësojë opozitën e re në Parlament, thekson në “Open se zgjedhjet e 2017-s janë legjitime.

22:06
“Open”/ Buzhala: Rama në Itali për të rregulluar imazhin personal

Në studion e “Open”, në Top Channel, Berat Buzhala e ka cilësuar vizitën e Edi Ramës në Itali jo si një lobim për Shqipërinë, por për imazhin e tij personazh.

22:04
Karamelo në “Open”, djegia e mandateve anti-ligjore dhe anti-shqiptare

Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo, i PBDNJ, i cili e merr mandatin nga lista e PD.

21:45
Rrahu mjekun, vetëdorëzohet në polici: Isha i dehur

24-vjeçari, i cili dhunoi mjekun në Lezhë paraditen e së enjtes është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar fajin.

21:39
Gjirokastër, kapet drogë në fshatin Tërbuq

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar një person kishte fshehur një sasi lënde narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat i kontrollit në afërsi të fshatit Tërbuq, u gjetën 13.8 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva e fshehur në tokë.

21:31
“Open”/ Italiani Bollino: Kronika e Raidue për drogën, e pabesueshme

I ftuar në “Open” në Top Channel, botuesi italian Carlo Bollino ka akuzuar televizionin Italian shtetëror Raidue se ka zhvilluar një kronikë false mbi trafikun dhe vjedhjen e votave në Shqipëri.

21:13
Dhuna në fushë, Presidenti i Kamzës kërkon falje

Pas vlerësimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje, për presidentin e Kamzës, Naim Qarrin, në një rrëfim për Top Channel ai ka bërë mea culpa për ngjarjen e rëndë të ndeshjes Kamza-Laçi fundjavën e shkuar.

20:57
Vrau 35-vjeçarin se i bllokoi rrugën, vetëdorëzohet autori

35-vjeçari Altin Balliu, mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri në Korçë, mbrëmjen e 17 janarit, duke u ekzekutuar me dy plumba në “lagjen 10” të qytetit.

20:51
Fiks Fare/ Mësuesit me pedagogjike në katër qarqe, nuk marrin pagesën sipas ligjit

Një grup mësuesish nga qyteti i Dibrës në festën e tyre ngritën zërin për një të drejtë që u mohohet. Përveç urimit për kolegët ata kërkojnë edhe rritjen e pagave të tyre sipas ligjit që ka hyrë në fuqi në vitin 2017. Ndërkohë që shumë të tjerë si ta, që janë me diplomën e shkollës së mesme pedagogjike e marrin këtë shtesë.

20:45
Fiks Fare/ 7 Marsi me dhurata plot, nuk munguan as zarfat – VIDEO

7 Marsi është dita ndërkombëtare e mësuesve, e për këtë nuk mungojnë lulet e nxënësve për udhërrëfyesit e dijes.

20:37
Tiranë, aksidentohet për vdekje një këmbësore

Rreth orës ‪19:40‬ në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.

20:27
“Dënimi ishte si vdekje”; flet futbollisti i Kamzës

Lajmi për dënimin e Kamzës për shkak të ngjarjeve në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit ka qenë një goditje e rëndë për futbollistët dhe klubin.

20:17
Dhuna në stadiume, Duka takon Ramën

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka kanë zhvilluar pasditen e së enjtes një takim formal për zgjidhjen e kësaj situate, që ka çuar në ngërç futbollin në vendin tonë.

20:08
Kur sigurimi merrej me shkencë; Si u përndoqën intelektualët shqiptarë

Ato janë të gjitha mendje të lira dhe të bukura që studiuan në perëndim, por që fati i detyroi të ktheheshin dhe të jetonin në diktaturë. Personaliteti si Kasimati, Buda apo Çabej, por edhe të tjerë sigurish që mund të studiohen në historitë më të hollësishme të jetës së tyre. Pasi në mënyrë të dukshme apo jo, të gjithë ata ranë pre e sigurimit të asaj kohe.

19:55
Sot dita e mësuesit; Përkujtohet në Korçë 132 vjetori i “Mësonjëtores”

Hapja e Mësonjëtores së Parë shqipe realizoi një ëndërr të hershme të shqiptarëve. Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh. Në këtë 7 Mars, kjo ndërtesë ku nisi të mësohej shqip mbetet në epiqendër të festimeve.

19:45
Biznesi ankohet për taksat; Agro-përpunuesit: S’blejmë më te fermerët vendas

Industria agro-përpunuese kërcënoi se nëse nuk ndërhyhet shpejt për të rregulluar skemën e rimbursimit të TVSH, atëherë ato do të jenë të detyruar të ndalojnë grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale qe nga 14 marsi. Qumështi do të jetë produkti i parë.

19:37
UEFA fal Diego Simeone. ‘Vullkani’ në stol ndaj Juventus

Diego Pablo Simeone do të jetë rregullisht në pankinë të martën në mbrëmje në ndeshjen që skuadra e tij Atletiko e Madridit ka programuar me Juventus në Ligën e kampioneve.

19:15
Blerja e votës, përgjigjet Rama: Shqiptarët s’janë budallenj

Shefi i qeverisë nëpërmjet rubrikës “Përgjigja ime” në Facebook zgjodhi edhe njëherë që fajin për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës ta ndajë me ish-aleatët e tij qeveritarë të LSI, duke thënë se ata e kryen të parët këtë veprimtari të dënueshme.

19:08
Vizatimet që tregojnë realitetin e lidhjeve afatgjata – FOTO

Një artiste amerikane ka vendosur që të tregojë nëpërmjet vizatimeve se si është jeta reale e një çifti që ka shumë vite lidhur.

19:05
Kur miliardat s’bëjnë punë. PSG, shpenzime kolosale në 8 vite

Dështimi i Paris Sën Germain në Ligën e kampioneve edhe pse erdhi në mënyrë të diskutueshme me një penallti të vendosur nga video-arbitrimi, ka risjellë në vëmendje tezën e konservatorëve të kësaj loje, se milionat nuk të garantojnë trofe.

18:44
Gjyshërit, fansat më të mëdhenj të këngëve të Ledrit

Të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon ishin Naxhije dhe Fahri Buçinca, gjyshërit e reperit të suksesshëm Ledri Vula.

18:39
Kriza në Venezuelë, dëbohet ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Venezuelë është shpallur persona non grata e është dëbuar nga ky shtet. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme venezueljane thuhet se mbi ambasadorin Daniel Kriener rëndojnë akuza që lidhen me tentativë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit.

18:25
Festa e 7 marsit, Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes mësuesit e dalë në pension

Me rastin e 7 marsit, Bashkia e Tiranës vlerësoi me “Medaljen e mirënjohjes” 8 prej mësuesve të cilët falë punës së palodhur dhe pasionit ndër vite kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen e brezave të rinj. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili priti në një takim të veçantë një grup mësuesesh të cilat tashmë kanë dalë në pension.

17:46
Ftesë në 5/ Çfarë studenti ka qenë Ledri Vula?!

Dy gjyshërit e reperit të njohur Ledri Vula, Naxhije dhe Fahri Buçinca, ishin të ftuarit special të Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

17:05
Ish-eskorta: Nuk jam penduar. Bëja seks edhe me të moshuar

Në përfundim të “karrierës” dyvjeçare si prostitutë, një 28-vjeçare kanadeze ka vendosur që kujtimet e saj t’i hedhë në një libër.

16:54
Reali nuk dorëzohet, tenton të përfitojë nga dështimi i PSG në Champions

Paris Saint Germain dështoi sërish në Champions League dhe kjo pritet t’i hapë shumë probleme skuadrës. Neymar dhe Kylian Mbappe duket se do të vihen sërish në qendër të merkatos së transferimeve me Realin e Madridit që është gati të përfitojë nga situata për të siguruar shërbimin e tyre.

16:21
Elbasan, gjendet një person i mbytur në Shkumbin

Një person i pajetë është gjetur mesditën e së enjtes në lumin Shkumbin pranë fshatit Muriqan të Elbasanit.

16:10
Top Talk/ Musa Ulqini: Jemi gati për dialog me opozitën, kudo dhe kurdo

Musa Ulqini, i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të dialogojë me opozitën kudo ku të dëshirojë ajo.

15:53
Meta në Britani të Madhe, takon ministrin Duncan

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

15:50
Mësuesit e fshatit. Tre të rinjtë që jetojnë dhe punojnë larg shtëpisë

Këta janë tre djem të rinj që punojnë si mësues pranë shkollës “Kodhel Dedja”, në Zavalinë, 45 kilometra larg Elbasanit.

15:45
Tahiri, sërish në gjykatë

Ndonëse prokuroria i mbylli hetimet javën e kaluar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës, dosja nuk është dorëzuar ende në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

15:32
OSBE: Dhuna ndaj femrave dominon mes shqiptarëve

Dhuna ndaj grave dominon, sipas OSBE-së, shoqëritë në Shqipëri e Kosovë.

15:20
Festa e 7 Marsit. 132 vite nga shkolla e parë shqipe

Mësonjëtorja e Korçës ishte e para shkollë kombëtare e laike e gjuhës shqipe që u hap në 7 Mars 1887.

15:09
Letra për mësuesen. Nxënësit gjejnë mënyrën për ta ndihmuar

“Të lutem, nga ty kërkojmë një gjë të vogël, por për ne është e madhe: të buzëqeshësh gjithmonë dhe të mos jesh kurrë e mërzitur. Mësuesja, nëna jonë e dytë”.

15:04
Energjia, vijnë ditë të vështira. Ulet 3 herë prodhimi vendas. OSHEE, 78 milionë euro për import

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë hidrike, e cila e ka çuar vendin në kufijtë e një krize të mirëfilltë energjetike.

15:01
Horror në Durrës, gjendet një trup i pajetë tek “Currilat”

Një person është gjetur i vdekur në qytetin e Durrësit.

14:49
Rusia, “luftë” spiunëve. Putin: Ndaluam aktivitetin e 129 agjentëve të huaj

Në kohën kur bota perëndimore shprehet gjithmonë e më e shqetësuar nga ndërhyrjet ruse, Vladimir Putin hidhet në kundërsulm duke akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës për shtim të aktiviteteve në Rusi.

14:38
Dhuna ndaj arbitrit, anulohen ndeshjet e Kategorisë Superiore këtë fundjavë

Pasi njoftoi të gjithë klubet e futbollit për moszhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një qëndrim zyrtar në mbështetje të vendimit të Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionatit, si reagim për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

14:14
SHBA: Koha për zgjidhje. Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë marrëveshje

Përpara vizitës që do të zhvillojë në Beograd e Prishtinë, nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, David Hale, diplomat karriere dhe ish i dërguar për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, u shpreh në një intervistë për gazetën serbe Danas se “nuk është në dorën e Shteteve te Bashkuara” apo askujt tjeter “të diktojë rezultatin përfundimtar të negociatave Beograd-Prishtinë”.

13:58
Makinat e reja “parakalojnë” në Gjenevë

Përfaqësues të mediave botërore kanë vërshuar në Gjenevë këto ditë për panairin e famshëm të makinave, kremtimi i përvitshëm i modeleve të reja, pretendimeve pompoze dhe zotimeve të mëdha.

13:51
Dhunohet mjeku në Lezhë. Zef Doda në gjendje të rëndë

Mjeku Zef Doda në Spitalin e Lezhës është rrahur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

13:41
Presidenti Meta pritet nga Ministri për Europën i Britanisë së Madhe

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

13:34
Festa e 7 Marsit, Veliaj dhe nxënësit e gjimnazeve mbjellin pemë për mësuesit

Nxënësit e gjimnazeve “Ismail Qemali” dhe “Asim Vokshi” zgjodhën t’ia urojnë ndryshe festën e 7 Marsit mësuesve të tyre. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ata iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve, por me qëllimin që pemët e mbjella të jenë dhurata e tyre për mësuesit këtë 7 Mars.

13:31
Pengesat për energjinë diellore. Nuk zbardhet vendimi për hedhjen e tepricave në rrjet

Briken Bicaku është ekonomist pranë biznesit të familjes. Një vit më parë në mobilerinë e tyre ata instaluan panele diellore me qëllim për të kursyer para’.

13:11
Bojkot mësimor në Peshkopi. Nxënësit: Mësuesja u hoq nga puna për motive politike

Festa e mësuesit i gjen maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në protestë për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit të arsimtarëve.

12:53
Në Shtëpinë Tonë/ 5 receta me thjerrëza

Thjerrëzat janë legumet më të shëndetshme, të cilat mund të gatuhen në receta të ndryshme si në: supë, sallatë, qofte etj.

12:52
Po emigrojnë të arsimuarit. Rrëfimi i Invës që ikën në Gjermani të punojë si infermiere

Inva 24-vjeçare nga Fieri ka studiuar infermieri në Tiranë.

12:39
Danielsson: Djegia e mandateve minon procesin integrues

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson e ka quajtur si të dëmshëm për procesin integrues vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Për Danielssonin, procesi i integrimit po minohet nga ky vendim.

12:34
Shitja e paligjshme e alkoolit. Të miturit e blejnë pa probleme

Alkooli në Shqipëri tregtohet për të gjithë pa pyetur se çfarë moshe ka blerësi.