Europa League luan sot ndeshjet e javës së dytë të fazës së grupeve.

Manchester United do të përballet me Alkmaarin në Holandë me skuadrën e Djajve të Kuq që  nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Skluadra e Solskjaer fitoi ndaj Astanës në sfidën e parë dhe këtë kërkon ta bëjë edhe ndaj Alkmaarit për të fituar më shumë moral. Roma udhëton drejt Austrisë për t’u përballur me Wolfsberger. të dyja këto skuadra  vijnë në këtë përballje pas fitoreve të thella 4-0 në ndeshjet e para me Basaksehir dhe Monchengladbach dhe kjo përballje pritet të përcaktojë ekipin që do të krijojë shkëputjen në krye të renditjes në Grupin J.

Sot do të zbresë në fushën e lojës edhe Arsenali që do të presë  në Emirates Stadium, Standard Liege. Do të jetë kjo, përballja e dy skuadrave kryesuese të Grupit F duke qenë se si Arsenali ashtu edhe Standardi i Liege kanë mundur të fitojnë ndeshjet e para respektivisht kundër Eintrahtit të Frankfurtit dhe Guimaraes. Sevilla, skuadra që konsiderohet si specialiste e këtij kompeticioni do të presë në Sanchez Pizjuan APOELin e Nikosisë. Skuadra e Lopeteguit do të kërkojë të konfirmohet në Grupin A dhe të shënojë një tjetër fitore kundrejt qipriotëve që vijnë pas humbjes së parë me Dudelange në sfidën e parë të zhvilluar në fushën e tyre.

Në Grupin E, Lazio do të presë skuadrën e Rennes për të harruar disfatën e pësuar me Cluj në sfidën e parë me skuadrën rumune që nga ana e saj do të masë forcat me Celtic Glasgow. Emocionet e sfidave të Europa League do t’i përjetoni në platformën Digitalb.

 

Top Channel