Nëntori i vitit 1989 i dha fund ndarjes së Gjermanisë në atë Lindore dhe Perëndimore, por kjo ngjarje e jashtëzakonshme kremtohet çdo 3 tetor.

Ky tre tetor shënon 29-vjetorin e rënies së murit të Berlinin, zhvillim që do të ndryshonte jo vetëm historinë e Gjermanisë, por edhe të mbarë Evropës Lindore. Stine Klapper, drejtore e Institutit Friedrich Ebert në një intervistë për Top Channel e lidh këtë ngjarje me aktulitetin shqiptar.

“Është me rëndësi të theksoj se teksa ne e festojmë këtë ngjarje në Gjermani solidariteti dhe bashkimi është më i mirë se sa ndarja dhe izolimi. Dhe në këtë kuptim mendoj se është kohë shumë e mirë të sjellim në vëmendje vendimin e Bundestagut që mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është një tjetër tregues se përse bashkimi është i rëndësishëm. Kur u shemb muri ish kancelari Willy Brandt tha se “Cfarë na kemi bashkërisht duhet të rritet bashkë”. Mendoj se kjo nuk duhet të jetë dicka vetëm e Gjermanisë por edhe për Europën”, u shpreh Klapper.

Ishin disa faktorë thotë Stine Klaper, të cilët çuan në bashkimin e dy Gjermanive e dhënies fund të ndarjes.

Sinkron—“Ishin faktorët  gjeopolitikë , një sërë personalitetesh politike por do të doja të theksoja protestat paqësore që ndodhën në Gjermaninë Lindore. Mijëra njerëz protestuan paqësisht kundra ndarjes dhe se të jetuarit nën një regjim represiv duhet të merrte fund. Ishin protesta të popullit dhe një shtet nuk funksionon dot pa njerëzit. Vendosmëria e tyre dhe moskthimi pas ishte një nga faktorët kryesor të rënies së murit e hapjes së kufirit”, tha drejtoresha e Institutit Friedrich Ebert.

Stine Klapper  tregon se në nëntorin e vitin 1989 ajo sapo kishte  mbushur 5 vjeçe.

“Isha fëmijë dhe e mbaj mend shumë vakët. Familja ime është nga Gjermania perëndimore . Deri diku e kisha kuptuar që kishte dy Gjermani me kufij të mirëkontrolluar dhe e gjitha ishte diçka e frikshme për çdo fëmijë. I mbaj mend prindërit që ishin shumë të gëzuar dhe me treguan se muri Berlinit ra. Unë nuk e kuptoja këtë dhe pieta. A u lëndua njeri? Më vonë e kuptova dhe admirova çfarë kishte ndodhur”, rrëfeu Klapper.

“Sot kur shoh fotot  e asaj dite”, tregon Stine Klapper , “mbushem me emocion pasi,  ishte një ditë decisive për Gjermaninë”.

Top Channel