Një gjykatë apeli britanike miratoi ankesën e përgjithshme kundër Google, bërë nga një shoqatë konsumatorësh, që e akuzon grupin amerikan për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone.

Shoqata “Google, ti na detyrohesh”, drejtuar nga ish-drejtori i shoqatës së konsumatorëve “Which?”, Richard Lloyd, po përpiqet të marrë kompensim për më shumë se 4 milionë përdorues.

Në shkallën e parë, Gjykata e Lartë e Londrës refuzoi ta autorizonte një procedurë të tillë.

Gjykata e Apelit vlerësoi se një ankues ka të drejtë të dëmshpërblehet për humbjen e kontrollit mbi të dhënat e tij dhe se Gjykata e Lartë duhej ta kishte lejuar vazhdimin e procedurës.

Top Channel