Alarm në Irlandë gjatë samitit mes liderëve të BE-së, çaktivizohet një bombë artizanale në qendër të Dublinit
Valbona Selimllari e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka folur hapur për marrëdhënien me fëmijët, dashurinë dhe mënyrën se si do të sillej në rolin e vjehrrës.
Me humor dhe batuta, ajo ka treguar se nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjedhjet sentimentale të djemve, duke theksuar se lumturia e tyre është mbi gjithçka. Madje, Selimllari ka zbuluar edhe kushtin e vetëm për të cilin nuk do të bënte kompromis me nuset e ardhshme.
Pjesë nga intervista:
Luizi: Kur njohin ndonjë vajzë, ta prezantojnë
Valbona: Shoqet e atyre në shtëpi i kam.
Luizi: Për ti miratuar?
Valbona: Me stil.
Luizi: Të ka hyrë ndonjëra në zemër?
Valbona: Njëra prej tyre po.
Luizi: Kanë partnere?
Valbona: Shoqe. Unë i kam mësuar fëmijët të duan, të dashurojnë. Ka lezet.
Luizi: Janë duke dashuruar pak si shumë, kanë dashuri për të gjithë.
Valbona: Ka vend për të gjithë në dashuri. Bëra sherr me të voglin, ishte tërbuar se motra flet me shokun e klasës, i tha zemër.
Luizi: Erdhi Luna e më tha është Deni, i thashë Denisa.
Valbona: Miqtë më të mirë në jetë i kam meshkuj.
Luizi: Për mua e ka fjalën.
Valbona: Unë e shoh shumë të bukur marrëdhënien shoqërore mes një djali dhe vajza. Vajza ime duhet të ketë patjetër shokë, si djemtë shoqe.
Luizi: Po hani bukë në shtëpi, jeni në tavolinë, në atë moment hy vajza me një djalë dhe e prezanton si të dashurin, ça ndodh në ato momente?
Valbona: Nuk e imagjinoj. Do ta mësoj që t’ja tregojë mamit përpara, vëllezërit të fundit. Është një kompromis shumë i vështirë, po e kam bërë me djemtë. Të sjellin në shtëpi kë të duan. U kam thënë që të mos të më bëjnë ta dua nëse nuk e dua, por do e respektoj për aq kohë sa ju e doni. Më beso që e kam provuar.
Luizi: Si do ishte Valbona si vjehrrë. Djali të prezanton një vajzë që se pëlqen.
Valbona: Djalit dy fjalë ja them, kam pikëpyetjet e mia, por ti e di. I vogli është nevrik i madh.
Luizi: Nusja vendos mos të vijë në darkën e së dielës?
Valbona: Jam aq komode, aq garipe. E vetmja gjë që nuk bëj kompromis është që të mos shoh djalin të mërzitur. Po nëse i shkëlqejnë sytë nuk ka shanse.
Luizi: Po nëse djali bën dasmë jashtë shtetit, pa të ftuar?
Valbona: Ça ti dojë kokrra e qejfit. E di ti atë shprehjen ‘ça të bën fëmija s’ta bën perëndia’.
Luizi: Nusja të vjen te tavolina përballë e të thotë nuk dua të më ndërhysh të rris fëmijët?
Valbona: Bravo të qoftë.
Luizi: Nusja është mërzit nga djali jot?
Valbona: Ta lerë, pse nuk është vajza e dikujt ajo.
Top Channel