Momente paniku në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit

13/11/2026 17:42

Aktorja e njohur britanike Emma Watson ka përjetuar një moment të sikletshëm dhe të dhimbshëm gjatë pjesëmarrjes në festën prestigjioze “GQ Men of the Year”, e organizuar në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles.

Ylli 36-vjeçar i sagës “Harry Potter” u rrëzua papritur gjatë mbrëmjes, duke përfunduar në tokë. Sipas Daily Mail, aktorja arriti të mbështetej me duar për të zbutur rënien, ndërsa një person pranë saj nxitoi menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.

Në pamjet e publikuara ajo dukej e tronditur nga incidenti. Pavarësisht momentit të pakëndshëm, Emma Watson kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të zi me motive dhe taka bardh e zi.

Rrëzimi vjen në një periudhë kur aktorja është përfolur edhe për jetën e saj private. Së fundmi, ajo është fotografuar në Oksford, pranë një mashkulli me të cilin, sipas dëshmitarëve, po kalonte momente romantike buzë lumit Thames.

Watson mbetet një nga figurat më të njohura të brezit të saj të aktorëve, falë rolit të Hermione Granger në filmat “Harry Potter”, personazh që e interpretoi për rreth dhjetë vjet.

Në eventin luksoz morën pjesë një numër i madh personazhesh të njohur të Hollywood-it, mes tyre Andrew Garfield, Matt Damon, Cara Delevingne, Sofia Vergara, Travis Scott dhe Jason Bateman.

Edhe largimi i disa prej të ftuarve të tjerë tërhoqi vëmendjen e fotografëve. Sofia Vergara u pa duke u larguar së bashku me Douglas Chabbott, ndërsa Tinashe u rrethua nga fansat që kërkonin fotografi me të.

Ndërkohë, Monica Barbaro, Halle Bailey dhe Patrick Schwarzenegger ishin gjithashtu mes emrave të njohur që morën pjesë në mbrëmje.

 

 

Top Channel