Deputetja e opozitës Rudian Hajdari tha në parlament se grupi parlamentar që ajo përfaqëson do jenë të parët si opozitë që vendosin vendin para partisë.

Hajdari tha se ajo ka pritshmëri për një vendim pozitiv.

“Qeveria bën propagandë gjithandej. Jemi ne dhe ky kryeministër që e ka bërë këtë vend, që shqiptarët të largohen masivisht. Kryeministri është delja e zezë sot, që nuk po i lejon shqiptarët të bëhen pjesë e BE. Rama gënjen herë pas here dhe nuk tregohet i sinqertë. Ne duhet ta ndryshojmë sistemin, sepse e vetmja votë e lirë që do vijë këtu dhe të vetmin njerëz që do e përfaqësojnë këtë Parlament do jenë ata që iu shërbejnë qytetarëve. Sot qytetarët kanë humbur besimin dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer besimin.

Sot cdo qytetar ka humbur besimin te liria e votes, te demokracia. Që në momenti që u vendosa në listen e PD dhe arsyeja pse jam ne politikë ishte : për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit. Qëllimi për të shkuar në BE shkon përtej partive, militantëve.

Kjo elitë politike ka penguar zhvillimin. Do jemi opozita e parë që vendosem të vëme vendin para partisë, rebeletët e parë, ndihem krenare që jam nismëtare e kesaj rezolute.
Nuk do punoj asnjë ditë kundër përparimit të Shqipërisë, e veshtirë por jo e pamundur. Ky sistem është më i keqi që ka njohur vendi, demokracia është varfëruar nuk i shërbejmë dot më këtij qëllimi edhe pse jam ne opozitë luftova për celjen e negociatave, për të bërë diferencën, që Shqipëria të ketë mundësi zhvillimi e përparimi.

Një vlerësim negativ i shtyn shnaset 3-4 vjet. Nga 2018 e deri tani Shqipëria ka bërë hapa pas. Gjatë kësaj ka patur një përparësi të lehtë në drejtësi me vetingun, por nuk po luftohet lufta kundër korrupsionit.
Unë e di që vendim marrja nuk është statike, më shumë Europë në Shqipëri do na bënte mire të gjithë. pritshmëria ime është për një vendim pozitiv”, tha Hajdari.

Top Channel