Ka nisur stërvitja individuale bazë e 133 të rinjve në shkollën e Trupës Bunavi.

Stërvitja, e cila konsiderohet si porta hyrëse dhe shkolla e parë e edukimit ushtarak ka përfshirë në mesin e saj edhe 12 vajza.

“Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione”, shkruan në një postim në Facebook, ministrja Xhaçka.

Top Channel