Në një kohë kur qeveria dhe Banka e Shqipërisë po marrin masa për uljen e parasë cash në ekonomi, paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare arriti në një nivel rekord në gushtin e këtij viti, më shumë se 288 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare ose rreth 2,3 miliardë euro.

Që nga viti 2002 kur kjo e dhënë raportohet paraja jashtë bankave është më shumë se dyfishuar.

Por ajo që bie në sy në shifrat e Bankës së Shqipërisë është se paraja jashtë bankave i është rikthyer trendit rritës në 2013 pas disa viteve në rënie.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici thotë se rritja niveli të parave jashtë bankave nuk është një zhvillim pozitiv.

Vlera 288 miliardë lekë jashtë bankave është e barabartë me 22 përqind të parasë që qarkulluan në vendin tonë dhe kjo sipas zotit Civici lidhet më shumë me rreziqe që vine nga informaliteti.

Përdorimi i parasë cash ka kosto për ekonominë dhe sipas profesor Civicit autoritetet duhet të ecin në drejtim të forcimit të masave për uljen e nivelit të parasë jashtë sistemit bankar.

Top Channel