Vetëdorëzohet në Polici një prej personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Ndalesa e Fundit”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 15.11.2017, gjatë operacionit të finalizuar “Ndalesa e fundit” nga D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shtetasit K. X., F. H., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, si dhe me E. X. e D. H., të cilët janë shpallur në kërkim, në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa.Shtetasi A. B. së bashku me shtetasit E. X. dhe D. H. sapo kanë parë policinë kanë arritur të largohen.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel