Dy zjarre të ndryshme ranë mbrëmjen e së mërkurës në Orikum.

Një vatër në kodrat e qytetit dhe një pranë fshatrave Risili dhe Sherisht rrezikuan deri në fillimin e shiut që i erdhi në ndihmë përpjekjeve të dëshpëruara të zjarrfikësve dhe vetë banorëve

Në Orikum u rrezikuan tre banesa pranë të cilave u afruan me shpejtësi flakët të fuqizuar nga era e fortë.

Ndërsa pranë fshatrave dëmet janë të mëdha në sipërfaqe me ullishte ku në një përllogaritje paraprake duket se janë mbi 500 rrënjë janë djegur.

Top Channel