Kreu i PD Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse ai i qëndronte deklaratës së tij të mëhershme se PD është e gatshme të bëjë gjithçka për daljen e vendit nga kriza.

Por po në rast se Rama refuzon planin e opozitës a do ishte Basha i gatshëm që ta rishikonte planin në emër të integrimit, ja si u përgjigj ai: “Plani është me 5 pika, pra përgjegjësia jonë është e materialuzuar aty, është rrugë dalja.

Rama nuk e ka për herë të parë që dredhon, por do jetë edhe e fundit”.

Ndërsa referuar edhe deklaratës së Ramës se ai ishte një kalë karroce dhe Rama një tren, Basha tha: “Nuk i heq asnjë presje asaj që tha Ndoka dje. rama është një tren rrangallë i dalë nga shinat. Ai nuk përfaqëson interesat e popullit.

Ndërsa për reagimin e opozitës se çdo të bëhëj nëse kalohej reforma me opozitën në parlament ai tha: Kush është opozita e re, ska , ka vetëm një opozitë dhe një parlament monist. Ka një opozitë që është PD dhe aletatët.”

“Kemi një opozitë që ka një plan për daljen nga kriza, dhe kemi një njeri që kërkon dështimin e negiociatave i cili për shkak të përkeqësimit të vendit gjen fajtor kudo përvec vetes.

E ka partinë 1 me krimin. Ky absurd duhet të marrë fund. Prandaj kemi hedh këtë hap të pazakontë , nuk na takonte ne të hidhnim hapin e parë .
Sa për planin e përsëris e ka në tavolinë po s’deshi të hapë krahun, ka kush e zbaton”.

Top Channel