Për Astrit Patozin platforma me pesë pika e paraqitur nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore dhe që, sipas tyre, i jep zgjidhje edhe krizës politike, është e destinuar për të dështuar. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi theksoi se ky plan ka rënë që në pikën e parë ku kërkohet që reforma të udhëhiqet nga ndërkombëtarët, në një kohë kur ndërkombëtarët refuzojnë.

“Megjithë dëshirën e mirë për ta parë me dashamirësi këtë projekt, unë nuk mendoj se është realist dhe nuk mendoj që është i realizueshem. Duket sikur PD po shtyn ditët e vendit, nuk i sjell vendit zgjidhje. Është i parealizueshëm edhe nga mënyra se si kërkohet në mënyrë ultimative, kur tani nuk është momenti për ultimatume, por mbi të gjitha dhe nga përmbajtja. Ky i ashtëquajturi plan apo pakt ka rënë që në pikën e vet të parë, pasi kërkohët që reforma zgjedhore të udhëhiqet nga ndërkomëbëtarët të cilët kanë refuzuar. Nuk është detyrim i tyre, s’ka ndodhur askund tjetër, s’ka pse të marrin përsipër gjërat që ne duhet t’i bëjmë vetë”, u shpreh Patozi.

Sipas kreut të Bindjes Demokratike, palët mund të dalin nga ndërçi dhe kriza vetëm nëpërmjet një pakti kombëtar, ku nuk përfshihet vetëm reforma zgjedhore.

“E vetmja mënyrë që edhe opozita të gjejë një “skuzë” pa kërkuar ndjesë… Që t’i jepet një mundësi që të ruajë dinjitetin opozita dhe të njohësh rolin e Qeverisë që është mazhoranca në pushtet, duhet të një pakt i madh kombëtar. Nuk ka nevojë që palët politike të kërkojnë ndjesë, por duhet të bëjnë një reformë të thellë, e cila nuk duhet të jetë vetëm zgjedhore dhe unë insistoj për këtë. Në rast se nuk ndryshojmë mënyrën se si financojmë dhe funksionojnë partitë politike dhe si administrohet vota te partitë politike, që duhet bërë me ligj sipas meje, pastaj për të shkuar te numërimi i votës së fundit. Po u bë kjo gjë, sigurisht që të dyja palët kanë një mundësi për tu përafruar dhe një “skuzë” se po e bëjën për fatet e vendit për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri dhe jo vetëm për të ruajtur kuotat e partive”, tha Patozi.

  Befason Astrit Patozi në Top Talk: Ja çfarë i propozon Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

  Patozi në “Top Talk”: Ka disa opozita dhe më e sinqerta është opozita studentore

Top Channel