Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, nuk është dakord me përpjekjen e Lulzim Bashës për të paraqitur opozitën e udhëhequr prej tij si e vetmja opozitë në Shqipëri. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi theksoi se vendi ka disa opozita, duke veçuar studentët pa parti politike, të cilët PD duhet t’i marrë pranë vetes për të rrëzuar Qeverinë.

“Vendi mund të ketë shumë opozita, jo vetëm një opozitë. Qeveri ka një, nuk mund të ketë dy qeveri. Ja të them unë një opozitë që ndoshta Lulzim Basha e ka harruar. Studentët janë opozitë. Studentët që nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike dhe thanë të na largohen Qeveria dhe PD me LSI. Ata janë opozitë. Tani, si i mbledh ti këta njerëz? Se ata e treguan që nuk kanë asnjë lloj afeksioni ndaj teje. Por ti duhet ta shfrytëzosh këtë ortek, që të mbledhësh çdo faktor opozitar që ta rrëzosh këtë Qeveri”, u shpreh ndër të tjera Patozi.

  Befason Astrit Patozi në Top Talk: Ja çfarë i propozon Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

  “Platforma e Bashës e dështuar”, Patozi tregon në “Top Talk” si zgjidhet kriza

Top Channel