Pak metra distancë larg njëri tjetrit Edi Rama dhe Lulzim Basha replikuan ashpër mbi vendimin për negociatat dhe fajtorët nëse Shëpërisë për përgjigjen që pritet të marrë Shqipëria.

“ Ti shko me tre kushte te realizuaara, dhe ato thonë ato të thonë kemi dhe 9 kushte te tjera do të thotë se ata nuk e duan krushqinë.
“Është përgjegjësia e tij personale. nuk është dështimi i parë por i fundit për krizën ku e ka futur vendin me qeverine e kriminuar dhe korruptuar”, tha Basha nga ana tjetër.

Basha i kujtoi Ramës 9 kushtet e vendosura nga Berlini zyrtar. Por, kryeministri u kujdes të ndajë vendimin e Bundestasgut me garancinë e marrë nga Angela Merkel.

“Kushtet gjermania i ka vene per politiken e vet te brendshme, ndërsa kancelarja ka thënë po nuk ka ndarje me Maqedonin♪7 e Veriut. Spo kërkojmë të shkojmë kishë apo në xhami ku falen mëkatarët por në një familje ku ekzigjencat janë të mëdha, mjafton një jo dhe je i mbaruar

Reforma zgjedhore shihet si kusht nga Europa jo vetëm për hapjen e negociatave por edhe për zgjidhjen e krizës në shqipëri. Kryeministri bëri të qartë se për zbatimin e rekomandimeve të OSBE nuk do të presë asnjë nga dy opozitar.

“Zbatojmë rekomandimet e OSBE një herë pastaj i themi Gjermanisë ja e plotësuam kushtin”, tha Rama.

Top Channel