Mbi vrasjen e ndodhur në Zalle Xhuxhe të Mirditës, ku u gjend i pajetë 34-vjeçari Eri Zefi, policia po vijon hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit. Dyshimet e para janë që Eri Zefi të jetë vrarë për gjakmarrje pasi vëllai i tij gjashtë muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ajo që mbetet e dyshimte edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autorët apo është marrë peng dhe më pas është vrarë në Mirditë.

Kanë qenë banoret e zonës ata të cilët e kanë gjetur rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit. Kjo lë për të dyshuar edhe për kohën dhe ditën kur mund të jetë kryer vrasja.

Gjatë natës së mbrëmshme si dhe gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

  Vrasje në Mirditë, trupi i 34-vjeçarit gjendet në mes të arës

Top Channel