Dy aksidente te ndryshme të shkaktuar nga mjete trailer dhe me dy viktima ndodhën sot në rrugët e vendit.

Një pasagjere humbi jetën në një aksident që ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë. Në vendin e njohur si “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues nga Durrësi humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe goditi një mikrobus me udhëtarë.

Një 82 vjeçare që udhëtonte në mikrobus ka ndërruar jetë ndërsa 2 pasagjerë të tjerë u lënduan lehtë.

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjete.

Një taksi greke është përplasur me një kamion në afërsi të fshatit Petrushë ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i taksisë.

Nga dyshimet e para lidhur me shkakun e aksidentit mendohet se mund të ketë qenë një parakalim i gabuar nga ana e taksixhiut, Anestis Lambropulos, 66 vjeç, banues në Greqi, i cili gjatë manovrës është përplasur me kamionin.

Dy mjetet udhëtonin në sens të kundërt ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e pajetë nga taksia.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel